1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukraina mund të përdorë armët gjermane ndaj objektivave ruse

31 Maj 2024

Pas SHBA, edhe Gjermania i lejon Ukrainës tani të përdorë armët gjermane kundër objektivave ushtarake në Rusi. Kjo është në përputhje më të drejtën ndërkombëtare, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane në Berlin.

https://p.dw.com/p/4gU6C
Kancelaria federale gjermane, godina me xham, jashtë një shatërvan dhe skulpturë hekuri
Kancelaria federale gjermaneFotografi: Frank May/picture alliance

Sipas vlerësimit të qeverisë gjermane, Ukraina mund të mbrohet nga sulmet ruse me armët gjermane duke i përdorur ato edhe ndaj objektivave ushtarake në Rusi. "Në javët e fundit, Rusia nga pozicione në zonën e drejtpërdrejtë kufitare ruse ka përgatitur, koordinuar dhe zhvilluar sulme sidomos në zonën e Kharkivit", tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit në një njoftim për shtyp.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, portret
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen HebestreitFotografi: Abdulhamid Hosbas/AA/picture alliance

"Së bashku ne jemi të bindur, se Ukraina ka të drejtën e garantuar ndërkombëtare, të mbrohet kundër këtyre sulmeve. Për këtë ajo mund të përdorë armët e furnizuara në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare, edhe armët me të cilat e kemi funrizuar ne", thuhet më tej në njoftimin e qeverisë gjermane. Ky hap i Gjermanisë erdhi pas miratimit që bëri edhe SHBA. Nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, nuk u tha, se për çfarë armësh bëhet fjalë, por mendohet se armët që mund të përdoreshin janë tanket "Haubitz" 2000 dhe raketahedhës MARS-II.

 

 

la/ag