1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE pro negociatave të anëtarësimit me Bosnjë-Hercegovinën

22 Mars 2024

Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian hapin rrugën për negociatat e anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën.

https://p.dw.com/p/4e02W
Pamje nga Sarajeva rruge me flamujte e BE-se
Pamje nga SarajevaFotografi: Eldar Emric/AP Photo/picture alliance

Samiti i BE-së ra dakord për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bosnjë-Hercegovinën. Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e njoftoi këtë në Platformën X.

Ky vend i përket familjes evropiane, shkroi Michel. Megjithatë e ashtuquajtura konferencë e parë e pranimit do të organizohet vetëm pasi Bosnja dhe Hercegovina të ketë zbatuar kërkesat e reformës që ende nuk janë përmbushur. Ato përfshijnë ndër të tjera, sundimin e ligjit në vend dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. "Tani duhet të vazhdojë puna e vështirë ," komentoi Michel.

Komisioni i BE-së konstaton përparime

Miratimi për Bosnjë-Hercegovinën ishte shprehur që në samitin e BE-së në Bruksel. Jo vetëm Gjermania dhe Austria, por edhe Holanda, e cila zakonisht është skeptike kur bëhet fjalë për zgjerimin, ranë dakord me rekomandimin e Komisionit të BE-së.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel
Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles MichelFotografi: Kenzo Tribouillard/AFP

Komisioni i BE-së e kishte mbështetur fillimin e bisedimeve me Bosnje-Hercegovinën, sepse pas vitesh ngecjeje në vend Bosnje-Hercegovina ka bërë së fundmi përparime të rëndësishme në reformat e brendshme politike.

Sidomos konflikti me Republikën Srpska shkakton prej vitesh me radhë tensione në shtetin multi-etnik dhe ka penguar reformat.

BE-ja ia kishte ofruar Bosnjë-Hercegovinës perspektivën e anëtarësimit që në vitin 2003 dhe ajo e paraqiti zyrtarisht kërkesën në vitin 2016. Pranimi në grupin e vendeve kandidate u bë në vitin 2022.