1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE rishqyrton ndihmat financiare për territoret palestineze

10 Tetor 2023

Gjermania dhe Austria i kanë ndërprerë ndihmat për zhvillimit për territoret palestineze. BE është duke e shqyrtuar gjithashtu një hap të tillë. Ndihma humanitare për ushqime dhe mjekësi duhet të vazhdojnë.

https://p.dw.com/p/4XK89
Ndihmat me ushqime për Rripin e Gazës vazhdojnë të financohen nga OKB-ja.
Ndihmat me ushqime për Rripin e Gazës vazhdojnë të financohen nga OKB-ja.Fotografi: Said Khatib/AFP/Getty Images

Komisari i BE-së Oliver Varhelyi të hënën (09.10.2023) deklaroi, që të ndërpriten menjëherë të gjitha pagesat për programet e  ndihmës së zhvillimit të Bashkimit Europian për territoret palestineze. Kjo deklaratë ishte disi e nxituar. Në mbrëmje i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, e ndryshoi kursin. Projektet e ndihmës së zhvillimit fillimisht do të rishqyrtohen. Tani për tani gjithësesi nuk ka ndonjë pagesë të hapur duhet lëvruar, njoftoi Komisiioni i BE-së, për ta relativizuar paksa deklaratën jo fort të përshtatshme. Një bllokim i mundshëm i ndihmave mund të prekë shumën e gati 700 milionë eurove për projektet e infrastrukturës dhe zhvillimit si dhe ndërtimin e një administrate dhe bujqësie efikase. Në një lajm të postuar në shërbimin X Varhelyi shkruante, se përmasat e terrorit dhe brutaliteti ndaj Izraelit shënojnë një pikëkthese. Deri tani BE ka qenë donatori më i madh Organizatën ë Ndihmës të OKB.së për refugjatët palestienzë (UNRWA). I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Borrell po ashtu shkruan në X, se një ndërprerje e menjëhershme e ndihmës së zhvillimit, pra "ndërshkimi i popullit palestinez, do të dëmtonte interesat e BE-së në Lindjen e Mesme dhe vetëm sa do t'i inkurajonte edhe më tej terroristët."

Josep Borrell, i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme
Josep Borrell, i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme nga Spanja: Ndërprerja e menjëhershme e ndihmave pa diferencim dëmton më shumë BE-në.Fotografi: Mateo Lanzuela/Europa Press/dpa/picture alliance

Edhe më tej ndihma për njerëzit në nevojë në Rripin e Gazës

Nga bllokimi i Komisionit të BE-së nuk preken ndihmat thjeshtë humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës dhe në Jordanin Perëndimor, i pushtuar nga Izraeli. Kështu shkruan gjithashtu në platformën X komisari i BE-së, Janez Lenarcic, i cili është përgjegjës për Ndihmën ndaj Katastrofave. Për ndihmat humanitare sivjet janë parashikuar nga buxheti i BE-së të paktën 200 milionë euro. Prej dekadash BE paguan ndihma sociale, ushqime dhe programe edukimi e shërbime mjekësore për palestinezët në nevojë.

Sipas vlerësimeve të OKB-së ndërkohë janë rreth 1,5 nga 2,1 milionë banorë të Rripit të Gazës të varur prej ndihmave humanitare. Rripi i Gazës, që është pothuajse i rrethuar prej Izraelit dhe Egjiptit, nuk ka vende pune dhe asnjë një ekonomi funksionuese. Shumica e banorëve jetojnë në varfëri. Qëkurse nga viti 1993 "përfaqësuesit e Izraelit dhe të palestinezëve negociojnë për një zgjidhje me dy shtete", BE sipas Komisionit të BE-së ka lëvruar gjithsej 8,5 miliardë euri në Jordanin Perëndimor dhe në Rripin e Gazës. Që nga viti 2007 nuk ka pasur më kontakte direkte me administratën e Rripit të Gazës, që kontrollohet nga Hamasi. Hamasi, që nuk e pranon të drejtën e ekzistencës së Izraelit, konsiderohet nga BE si organiaztë terroriste.

Jo pagesa direkte adiministratës së Hamasit

Izrael dhe në Europë vazhdimisht kanë hasur në kritika ndihmat e BE-së duke u konsideruar si financim indirekt i Hamasit. Kontrolli Financiar i BE-së që në vitin 2007 ka kritikuar, që BE bashkëfinancon edhe nëpunës fiktivë në aparatin e fryrë të administratës autonome në Jordanin Perëndimor. Që nga ajo kohë BE i kontrollon më rreptë pagesat dhe i hedh poshtë sot këto kritika, se paratë e ndihmave nuk kalojnë përmes Hamasit, por përmes organizatave joqeveritare lokale dhe ndërkombëtare si Gjysmë Hëna e Kuqe.

Gjermania ndërpret ndihmën e zhvillimit

Popullsia në Rripin e Gazës nuk mbështetet vetëm nga buxheti i përbashkët i BE-së, por edhe nga projektet bilaterale përmes ndihmave nga shtetet e veçanta anëtare. Ministrja gjermane e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit Svenja Schulze deklaroi, se do të ngrijnë menjëherë pagesat prej 250 milionë eurove të ndihmës gjermane. Schulze tha në Berlin, se i është kushtuar vëmendje e posaçme, që pagesat e ndihmave t'i shërbejnë paqes dhe të mos bienn ë duart e terroristëve. Megjithatë sulmet e Hamasit ndaj Izraelit "shënojnë një pikëkthesë të tmerrshme", gjë që bën të nevojshme rishqyrtimin e të gjithë angazhimit në territoret palestineze. Edhe Austria deklaroi, se do të ndërpresë ndihmën për palestinezët.

Ministrat e Jashtëm të BE-së janë duke u konsultuar për hapat e mëtejshëm. Sfondi i këtyre konsultimeve ka të bëjë me faktin, se ka pasur ankesa nga disa Ministri të Jashtme ndër 27 vende anëtare ndaj qendrimit të Komisionit të BE-së për mundësinë e ndërprerjes së ndihmave. Të martën ministrat e jashtëm do të takohen në një mbledhje të jashtëzakonshme në Muskat në Oman, ku ndërkohë po zhvillohet një konferencë bashkëpunimi me shtete e Gjirit Persik. Këtu do të vendoset për të ardhmen e ndihmave financiare ndaj autoriteteteve dhe organizatave të autonomisë në RRipin e Gazës. Shtetet të veçanta si Irlanda, Luksemburgu apo Spanja e kanë kritikuar deklaratën e nxituar të komisarit Varheyli. Vendimi duhet të merret me shumicë nga vendet anëtare. BE edhe në të kaluarën në raste të sulmeve terroriste apo me raketa të Hamasit ndaj Izraelit i ka ndërprerë ndihmat përkohësisht. Në pranverë pati debat lidhur me librat shkollorë palestinezë, që u financuan me para nga BE. Në këto libra glorifiokohet sulmi terrorist i atentatorëve palestinezë ndaj ekipit izraelit në Lojërat Olimpike më 1972 në Mynih.

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian gjithashtu të martën (10.10.2023) do të konsultohet për gjendjen në Izrael dhe në territoret palestineze. Eurodeputeti kristiandemokrat Niclas Herbst e konsideron të drejtë vendimin për ndërprerjen e ndihmave: "Eshtë e padiskutueshme, që Komisioni i BE-së pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit ndaj Izraelit nuk mund të vazhdojë si deri më sot. Paratë e BE-së nuk duhet të derdhen në duart e terroristëve. Ndaj është e drejtë, që të gjitha projektet të rishqyrtohen." Por sidoqoftë Komisioni i BE-së e kundërshton energjekisht kritikën, se paratë mund të kenë devijuar në duart e terroristëve.

Lidhja europiane e taksapaguesve, një organizatë lobiiste, në të kudnërt tërheq vëmendjen për mundësinë e devijimit të ndihmave në drejtimin e gabuar: "Më e keqja është, që nuk ka transparencë për përdorimin e parave. Nëse nuk mund të vendoset ky kontroll, atëherë duhen ndërprerë ndihmat menjëherë", tha presidenti i lidhjes europiane të taksapaguesve, Michael Jäger, në një intervistë për gazetën Bild në shtator.

 

Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE