BE mbështet Francën në grindjen për nëndetëset
22 Shtator 2021Në mosmarrëveshjen për partneritetin e ri të sigurisë midis Australisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA, Bashkimi Evropian mbështeti Francën. Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian e siguruan Parisin për mbështetjen dhe solidaritetin e tyre të plotë. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i akuzoi SHBA për mungesë transparence dhe besnikërie.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e quajti "të papranueshëm" trajtimin e Francës. Bisedimet tregtare midis BE dhe SHBA të planifikuara për javën e ardhshme në Pitsburg janë vënë në pikëpyetje.
Franca humbet miliarda
Australia hyri papritur në një aleancë sigurie me SHBA dhe Britaninë e Madhe dhe kishte nënshkruar me to një marrëveshje nëndetëse bërthamore. Si rezultat i kësaj, u prish një marrëveshje për nëndetëset konvencionale, që Australia kishte nënshkruar vite më parë me Francën.
Australia, është e interesuar për dërgimin e një sinjali Kinës, e cila gjithnjë e më shumë po tregon muskujt në Indo-Paqësor. Fillimisht,në Adelaide do të ndërtohen me njohuri amerikane tetë nëndetëse me energji bërthamore. Nuk është fjala për anije me armë bërthamore, por anije të vëna në lëvizje nga një reaktor bërthamor. Ato bëjnë më pak zhurmë dhe mund të veprojnë nën ujë më gjatë se nëndetëset konvencionale, që kishte menduar Franca të dërgonte në Australi.
Franca do të humbasë më shumë se 56 miliardë euro si rezultat i porosisë së anuluar. Në Australi nuk e kuptojnë që ambiciet franceze në rajonin e Paqësorit dhe krenaria e plagosur rëndojnë shumë më tepër për Parisin. Tani edhe bisedimet tregtare me SHBA rrezikohen.
aud (br, tgsch)