BE miraton fabrikën e gjysëmpërçuesve në Dresden
22 Gusht 2024Komisioni Evropian tha të martën se kishte miratuar ndërtimin e një fabrike të re të prodhimit të gjysëmpërçuesve të silikonit në Dresden, pasi gjigandi tajvanez gjysmëpërçues TSMC po ngre fabrikën e tij të parë evropiane.
Liderët evropianë duan të shmangin mbështetjen në rajone të tjera të botës për furnizimet me gjysmëpërçues, thelbësorë për një sërë produktesh elektronike, nga kompjuterët te makinat e deri te raketat.
Çfarë tha Brukseli
Miratimi i lejon qeverisë federale gjermane të sigurojë mbështetje financiare prej 5 miliardë eurosh (5.5 miliardë dollarë) për Kompaninë e re Evropiane të Prodhimit të Gjysëmpërçuesve (ESMC).
"Kjo masë do të forcojë sigurinë e furnizimit, elasticitetin dhe sovranitetin digjital të Evropës në fushën e teknologjive gjysmëpërçuese”, thuhet në një deklaratë të Komisionit. "Do të kontribuojë gjithashtu në arritjen e tranzicioneve digjital dhe ekologjik. "Objekti i ri i prodhimit në shkallë të gjerë i mbështetur nga kjo masë do të ofrojë gjysëmpërçuesa me performancë të lartë," shtoi Komisioni.
Komisioni tha se ESMC ishte një sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë tajvaneze dhe tre kompanive evropiane: Bosch dhe Infineon (Gjermani) dhe NXP (Holandë). Vendimi i Brukselit thotë se përfitimet ishin të konsiderueshme dhe kishte pak të meta dhe vuri në dukje se shuma e ndihmës nuk ishte e tepruar.
"Kjo masë ka një ndikim të kufizuar në konkurrencën dhe tregtinë brenda BE. Është e nevojshme dhe e përshtatshme për të siguruar qëndrueshmërinë e zinxhirit të furnizimit të gjysmëpërçuesve të Evropës."
"Për më tepër, ndihma është proporcionale dhe e kufizuar në minimumin e nevojshëm bazuar në një boshllëk të demonstruar të financimit".
Mbështetje për Evropën
Prodhimi pritet të fillojë në fabrikë në vitin 2027, me fokus në gjysëmpërçuesit për industrinë e automobilave. Fabrika e parë e TSMC-së në Evropë, pritet të krijojë 2000 vende pune. Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen qenë të pranishëm për të shënuar fillimin e ndërtimit nga TMSC.
"Prodhuesi më i madh i gjysëmpërçuesave në botë po ngrihet në kontinentin tonë dhe po bashkon forcat me tre kampionë evropianë," von der Leyen, e cila e sheh atë si "pranim të Evropës si një motor global inovacioni".
"Ne jemi të kënaqur që një lojtar kaq i rëndësishëm në skenën globale të gjysmëpërçuesve po hap një qendër këtu," tha z. Scholz.
TSMC tha se synon të përmbushë kërkesën për gjysmëpërçues të sektorëve të automobilave dhe industrisë evropiane, tha shefi ekzekutiv i saj, CC Wei.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen morën pjesë në vendosjen e gurit të themelit "Përmes kësaj fabrike prodhimi të kohës, ne do t'i afrojmë metodat inovative të prodhimit të TSMC me klientët dhe partnerët tanë evropianë,” tha Wei.
Një produkt i ndjeshëm ndaj goditjeve gjeopolitike
Në SHBA, administrata e Presidentit Joe Biden ka investuar gjithashtu miliarda në planet për të ndërtuar fabrika të prodhimit të gjysëmpërçuesave në disa shtete të SHBA. Zinxhiri i furnizimit të gjysmëpërçuesve është shumë i ndjeshëm ndaj goditjeve dhe i prekshëm ndaj asaj që von der Leyen e quajti "tensionet në rritje gjeopolitike".
Tajvani është superfuqia e gjysmëpërçuesve. Por një nga shqetësimet kryesore që është shfaqur kohët e fundit vite ka të bëjë me fqinjin e Tajvanit, Kinën, e cila pretendon se ishulli i vetëqeverisur në mënyrë demokratike është territor i saj dhe nuk ka përjashtuar forcën për ta marrë atë. Vitet e fundit, Pekini ka shtuar retorikën e tij për "bashkimin", dhe TSMC - me një kontroll tregu prej më shumë se 50% - është nën presion për të zgjeruar operacionet e tij duke hapur fabrika në pjesë të tjera të botës.
aud (rc/dpa, AFP, Reuters)