´
16 Shtator 2007Reklamë
Në përfundim të kongresit të jashtëzakonshëm të të gjelbërve për misionin e Bundesvehrit në Afganistan kreu i kësaj partie morri një dackë të rëndë. Kundër dëshirës së kryesisë qendrore të partisë delegatët në Gëtingen pranuan një kërkesë të Partisë së Majtë. Në të rekomandohen deputetët e gjelbërt në Bundestagun gjerman që në votimin që do të mbahet në tetor të dalin kundër vazhdimit të misionit gjerman në Afganistan. Nga ana tjetër po dje në Berlin disa mijëra njerëz demonstruan kundër një misioni në Afganistan.