1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bankat jashtë sistemit bankar

20 Mars 2012

Komisioneri i tregut të brendshëm të BE-së Michel Barnier prezantoi të hënën (19.03.2012) në Bruksel planin për rregullimin e të ashtuquajturave banka jashtë sistemit bankar

https://p.dw.com/p/14O8G
Fotografi: picture-alliance/dpa

Michel Barnier që kur është emëruar si komisioner i tregut të brendshëm lufton kundër reputacionit në botën anglosaksone, se është një francez tipik intervencionist. Meqenëse ai është përgjegjës për të gjithë sektorin e rregullimit të tregjeve, sidomos Londoner City e ka shpallur atë armikun e betuar. Barnier përpiqet për drejtësi, kështu edhe ndaj bankave paralele, jashtë sistemit të rregullt bankar: „Unë nuk akuzoj aktorët apo fondet, që punojnë në këtë sektor paralel. Ato mund të jenë të dobishëm në diversifikimin e burimeve të financimit. Unë nuk jam këtu për të zhvilluar luftë kundër këtij sistemi. Unë dua vetëm, që edhe ky, si të gjithë sektorët e tjerë t'i nënshtrohet rregullimit dhe transparencës."

Formula magjike e Barnierit, që ai e citon shpesh, është: Asnjë treg, asnjë pjesëmarrës në treg dhe asnjë produkt financiar nuk do të mbetet i parregulluar. Prandaj kjo iniciativë është vetëm një pjesë e mozaikut me emrin rregullimi i tregjeve financiare. Sipas të dhënave të Barnierit bankat jashtë sistemit bankar përbëjnë 25 deri 30 përqind të biznesit financiar në mbarë botën dhe rriten shumë shpejt në Evropë. Dhe ato janë shumë të zgjuara, kur është fjala për t'iu shmangur mbikqyrjes. Nga ana tjetër ato ofrojnë produkte të ngjashme si bankat e zakonshme. Pasoja është një rrezik më i lartë edhe këtë e thekson shpesh Barnier, që në rast të një dështimi tatimpaguesit duhet të paguajnë për bankat, në vend që bankat të jenë aty për bankat. Vetërregullimi nuk është për francezin zgjidhje: „Unë nuk mund të besoj, se vetërregullimi mjafton. Sidoqoftë unë kam vënë re në tregjet financiare se vetërregullimi nuk funksionon."

Të jesh në krye nuk do të thotë të jesh vetëm

Pamje nga zona e bankave në Londër
Pamje nga zona e bankave në LondërFotografi: picture-alliance/dpa

Komisioneri i referohet vendimeve të G20. Fakti që shumë prej tyre deri tani kanë qenë vetëm tym, nuk e pengon atë. Ai kërkon që BE të ketë një funksion mode: „Unë nuk kam problem të them se Evropa me qëndrimin ndaj bankave jashtë sistemit bankar do që të kryesojë. Të jesh në krye nuk do të thotë të jesh vetëm."

Procesi legjislativ për rregullimin e bankave jashtë sistemit ndodhet akoma në fillimet e tij. Për Barnierin ka rëndësi të mësojë më shumë për mënyrën e funksionimit të kësaj sfere dhe "kanalet e fshehta të ndërmjetësimit të kredive“. Për këtë duhet të kontribuojnë Banka Qendrore Evropiane, bankat kombëtare dhe autoriteti i ri mbikqyrës i BE-së. Vetëm atëherë do të diskutohet për krijimin e rregullave të reja. Deri sa ato të hyjnë në fuqi, kanë për të kaluar një apo dy vjet. Kjo është një kohë e gjatë, krahasuar me shpejtësinë e tregjeve, thotë komisioneri, por kështu është në demokraci. „Më duket se nuk është e drejtë dhe as e dobishme, që të përplasim derën të ikim dhe të themi, 'Ju të gjithë jeni fajtorë', ose ju të gjithë luani një rol të padobishëm. Ne hapim një diskutim, por nuk do të ketë as konsiderata të panevojshme."

Pikërisht Londoner City do të shfrytëzojë fazën e gjatë të diskutimit, për ta influencuar ligjin në favorin e vet.

Autorë: Christoph Hasselbach / Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti