1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bankat greke në krizë - Bie niveli i depozitave bankare

Jannis Papadimitriou
5 Prill 2017

Në Greqi po bien dukshëm depozitat bankare - vetëm në shkurt nga vendi në krizë janë larguar rreth 750 milionë euro. Ekspertët thonë se aktualisht kemi ashpërsimin më të madh të kontrolleve financiare.

https://p.dw.com/p/2adyy
Griechenland Geldautomat außer Betrieb
Fotografi: Getty Images/AFP/S. Mitrolidis

Lartësia e depozitave bankare në Greqi paraqet një indikator të rëndësishëm të gjendjes ekonomike dhe krizës në vend. Analistët dhe depozituesit ishin shumë kureshtarë të shohin raportet më të fundit për gjendjen në Bankën Greke. Raporti është shqetësues: vetëm në shkurt në Greqi ka rënë niveli i depozitave bankare në vlerë prej 750 milionë euro. Prej fillimit të vitit 2017, bankat greke kanë shënuar një minus të madh prej gati katër miliardë euro. Në këtë mënyrë kursimet e grekëve janë në nivelin më të ulët që nga janari i vitit 2015 dhe aktualisht kapin shumë prej 128 miliardë euro.

A është tërheqja e parave nga klientët një reagim tjetër ndaj debateve për mundësinë e daljes së Greqisë nga Eurozona? Panagiotis Petrakis, profesor i ekonominë në Universitetin e Athinës thotë: "Të dhënat e fundit tregojnë hyrje më të vogla të kapitalit në vitet e fundit".

Panagiotis Petrakis Uni Athen
Panagiotis PetrakisFotografi: DW/J. Papadimitriou

Kujtojmë se në qershor 2015 qeveria ka futur kontrollet e kapitalit, me qëllim që të evitojë largimin e mjeteve financiare nga Greqia. Asokohe niveli i depozitave private dhe sipërmarrjeve në banka ishte pak më shumë se 120 miliardë euro. Prej futjes së kontrollit financiar, nga bankat mund të tërhiqen në javë vetëm 420 euro. Por rregullat janë lehtësuar vitin e kaluar dhe kjo ka mundësuar hyrjen por edhe daljen më të shpejtë të parave nga vendi.

Ashpërsim i ri së shpejti?

Në verën e vitit 2015 thuhej se kontrollet do të zgjasin vetëm disa ditë apo javë. Ndërkohë që tani flitet se kontrollet mund edhe të ashpërsohen madje. Profesori Petrakis thotë se nuk do ta habiste sikur kjo të ndodhë dhe që limiti javor të ulet nga 420 në 380 euro. Edhe opozita paralajmëron nga rregullat më të ashpra. Shefi i bankës qendrore Jannis Stournaras paralajmëron nga rreziqet e masave të përshpejtuara. Duhen shikuar mundësitë për përfundimin sa më të shpejtë të reformave, thotë ai. Vetëm disa ditë më vonë, është kërkuar edhe reforma e sistemit të pensioneve. Majtistët kanë paralajmëruar nga rreziqet e këtyre masave. Nëse pasiguria vazhdon, bankat greke do të kenë nevojë për kapital të freskët, komenton gazeta Kathimerini. Mediat pohojnë se bankat e atjeshme kanë nevojë për konsolidim.