1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

“Ballkanika” çmimi më i rëndësishëm letrar në rajon

15 Tetor 2010

Vendet e Balllkanit po konkurojnë në Edicionin e 12 të Festivalit të Letërsisë Ballkanike me vepra të përzgjedhura nga krijimtaria e dy viteve të fundit. Romani më mirë do të nderohet nga një juri ndërkombëtare.

https://p.dw.com/p/Pezo
Fotografi: picture alliance/dpa

Tradita e konkurimit mes vendeve të rajonit për këtë çmim nisi në vitin 1997. Ballkani i tronditur nga luftërat, që pasuan shpërbërjen e ish Jugosllavisë, kishte nevojë për paqe, për sinjale bashkëpunimi dhe komunikimi mes popujve të tij. Dhe nuk kishte rrugë më të mirë sesa të dhënies së këtij mesazhi sesa përmes njohjes së ndërsjelltë të letërsive të vendeve të Ballkanit.

Irena Toçi, Drejtore Ekzekutive e Institutit të Librit dhe Komunikimit ‘Toena”, meseli në Tiranë, organizator i edicionit të sivjetëm, tregon për DW vlerat ballkanike të kësaj ngjarjeje. “Ballkanika” është një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore, që vitet e fundit po evidentohet si një lloj çmimi” NOBEL” në letërsinë ballkanike. Kjo pasi shkrimtari që e fiton atë bëhet i njohur menjëherë në Ballkan në bazë të një marrrëveshjeje, sipas të cilës ai duhet të përkthehet brenda një viti në të gjitha gjuhët ballkanike. Hapja e dyerve prej shtëpive më të mëdha botuese të Ballkanit i hap më pas dyert edhe në Europë. Prandaj “Ballkanika” konsiderohet si çmimi më i rëndësishëm letrar që jepet në rajon,” thotë Irena Toçi.

Irena Toçi, Drejtore Ekzekutive e Institutit të Librit dhe Komunikimit ‘Toena”
Irena Toçi, Drejtore Ekzekutive e Institutit të Librit dhe Komunikimit ‘Toena”Fotografi: DW

Këtë peshë duket se ia japin mundësitë që krijon ky Festival për njohjen dhe bashkëpunimin mes popujve. Ermir Nika, Drejtor i Botimeve në Ministrinë e Kulturës, institucioni shtetëror që mbështet “Ballkanika-n”thotë se përmes tij ngrihen ura të reja komunikimi. “Komunikimi shpirtëror dhe estetik mes popujvetë Ballknait është shumë i rëndësishëm. Popujt kanë nevojë të njohin njëri-tjetrin. Sot njerëzit e Ballkanit po lëvizin lirisht në hapësirat e rajonit. Po bien paragjykimet ndaj njëri – tjetrit, po ndryshon mentaliteti dhe letërsia kontribon me përgatitjen e një klime të përshtatshme për këtë qëllim,” thotë Ermir Nika.

Tanimë janë përzgjedhur veprat me të cilat do të konkurrojë sejcili vend. “Autorët janë nga Serbia, Bullgaria, Maqedonia, Kosova, Greqia, Shqipëria, Kroacia dhe Rumania,” thotë Ermir Nika.

Një juri ndërkombëtare e përbërë nga 8 anëtarë, një prej sejcilit vend pjesëmarrës ka filluar të lexojë veprat që përfaqësojnë krijimtarinë letrare të vendeve pjesëmarrëse në dy vitet e fundit, të cilat janë paraqitur të përkthyera në anglisht ose frëngjisht, kusht ky i domosdoshëm i pjesëmarrjes në konkurrim. Juria kryesohet nga akademikui amerikan Andrew Vacek. Titujt, tematika, dhe emrat e konkurrenteve janë ende të panjohura. Ato do t'i bëjë publike juria. Por nisur nga edicionet e kaluara janë paraqitur për konkurrim romane që trajtojnë tema universale që i takojnë gjithë Ballkanit si nga historia ashtu edhe periudha e tranzicionit të vështirë nga diktaturat komuniste në regjimet demokratike. Fondacion” Ballknaika” ndodhet në Sofje dhe president i tij është shkrimtari dhe botuesi i njohur bullgar Nikolai Stojanov.

Ermir Nika, Drejtor i Botimeve në Ministrinë e Kulturës
Ermir Nika, Drejtor i Botimeve në Ministrinë e KulturësFotografi: DW

“Hamami ballkanik” i shkrimtarit serb Stanislav Bajac vjen në shqip

Edicioni i 12 i Festivalit të letërsisë ballkanike do të ketë edhe prezantime botimesh të reja nga autrorë të shquar të kësaj letërsie. “Do të prezantojmë botimin në shqip të romanit të shkrimtarit serb Vladislav Bajac, “Hamami ballkanik” fitues i çmimit “Ballkanika” në edicionet e kalura. Ky roman është përkthyer në 10 gjuhë të rajonit dhe flet për historinë, jetën në Ballkna dhe tiparet e banorëve të tij. Një ngjarje tjetër do të jetë edhe prezantimi i një autore të madhe, bashkëkohore dhe shumë të rëndësishme në letrat greke, Rea Galanaqi, që vjen në Shqipëri me librin esaj “Vdekja dhe jeta e Ferik Pashës”, një libër që frymëzohet nga një histori e ngjashme me atë të heroit tonë kombëtar Skëndërbeut,” thotë Irena Toçi,

Letërsia ballkanike – pse ende njihet pak?

Këto ngjarje do të nxisin për të njohur më mirë letërsitë e vendeve të Ballkanit. Është nje fakt se ato ende njihen pak. Pse ndodh kështu?

“Fakti që vendet e rajonit nuk përkthejnë dhe botojnë shumë letërsinë e njëri – tjetrit vjen ndofta se ato kanë shumë pika takime me njëra tjetrën. Duket se sot botuesit dhe lexuesit duan të kapin të panjohurën. Në Ballkna kemi shumë dukuri të jetës, historisë që janë gatio gati identike me njëra tjetrën,” mendon Ermitr Nika.

Kurse Irena Toçi e gjen një shkak tjetër të njohjes së pakët të letërsisë ballkanike. “Është mungesa e përkthyesve në gjuhët e Ballkanit, si për t'i sjellë në shqip ashtu edhe për të përkthyer vepra të letrësisë shqipe në gjuhët ballkanike.”.

Për të ndryshuar për mire ketë situate, ajo veren se duhen ndërmarë politika shtetërore të përgatitjes së përkthyesve shqiptarë në gjuhët ballkanike dhe të motivimit të përkthyesve ballkanas në gjuhën shqipe , këta të fundit përmes kurseve falas të gjuhës shqipe.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama