Bajerni i Mynihut konfirmon që në ndeshjen e parë të kampionatit pretendimin për titull
21 Gusht 2010Me ndeshjen mes Bajernit të Mynihut dhe Volfsburgut, mbrëmë filloi sezoni i bundesligës në futboll. Bastian Schweinsteiger ka siguruar suksesin e ekipit kampion rekord me golin e tij në minutën e fundit shtesë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:1. Golshënuesi më i mirë në Kampionatin Botëror, Thomas Müller shënoi fillimisht në minutën e nëntë duke e kaluar në avantazh Bajernin, ndërsa pak pas fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes shënon Edin Dzeko për Volfsburgun. Volfsburgu është ekipi gjerman që ka investuar më së shumti në lojtarë të rinj këtë sezon. Fillimi i bundesligës u ndoq me transmetim televiziv drejpërsëdrejti në 197 vende.
Shefi i kryesisë Bajernit, Karl-Heinz Rummenigge, lavdëroi pas ndeshjes veçanërisht yjet e rinj Toni Kroos dhe Thomas Müller. Goli i Müllerit ishte gol i vërtetë, edhe në sajë të pasit të Kroosit, tha Rummenigge. "Është një aftësi e Müllerit për të shënuar gola të tillë. Ishte një kryevepër teknike. Mund t'i bëj një kompliment të madh"
Të shtunën u ndeshën në orën 15:30 këto çifte: Hofenhajm-Bremen 4:1, Mënhengladbah-Nyremberg 1:1, Këln-Kaizerslautern 1:3, Frajburg-St. Pauli 1:3, Hanover-Frankfurt 2:1. Hamburgu mundi Shalken 2:1. Të dielën në 15:30 takohen Mainci me Shtutgartin dhe në 18:30 Dortmundi me Leverkuzenin. Në kategorinë e dytë Berlini e nisi sezonin me një fitore me rezultat 3:2 kundër Oberhauzenit të premten.
Autorë: Mimoza Cika-Kelmendi / Elert Ajazaj
Redaktoi: Lindita Arapi