1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Baerbook: Serbia të lirojë menjëherë policët kosovarë

16 Qershor 2023

Ministrja gjermane e punëve të jashtme, Analenna Baerbock, u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të çshkallëzojnë situatën.

https://p.dw.com/p/4SgD1
Berlin | Aussenministerin Annalena Baerbock
Fotografi: Jens Krick/Flashpic/picture alliance

Ministrja gjermane e punëve të jashtme, Analenna Baerbock, u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të çshkallëzojnë situatën e krijuar kohët e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve. 

„Ne kërkojmë të dyja palët që të bëjnë menjëherë ç‘është e mundur për të çshkallëzuar situatën“, tha Baerbock në kuadër të një takimi me homologun e saj nga Bosnja-Hercegovina,  Dino Konakovic, të premten, 16.06. në Berlin.  “Një nga hapat e para është lirimi i menjëhershëm i policëve nga Kosova”.

Baerbock tha më tej se qeveritë këtë duhet ta bëjnë për qytetaret e tyre: „Nuk është një detyrim ndaj Brukselit apo Berlinit, por ndaj njerëzve në të dy vendet.  

Të enjten policia e Kosovës njoftoi se tre pjesëtarë të sajjanë arrestuar nga autoritetet e Serbisë në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi. 

Lirimin e menjehershem të policeve e kishin kërkuar më parë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Quintit.  Ndërkohë, kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, nga ana e tij, tha se "do t'i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, në një takim urgjent për menaxhim të krizave”.