Baerbook: Serbia të lirojë menjëherë policët kosovarë
16 Qershor 2023Ministrja gjermane e punëve të jashtme, Analenna Baerbock, u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të çshkallëzojnë situatën e krijuar kohët e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve.
„Ne kërkojmë të dyja palët që të bëjnë menjëherë ç‘është e mundur për të çshkallëzuar situatën“, tha Baerbock në kuadër të një takimi me homologun e saj nga Bosnja-Hercegovina, Dino Konakovic, të premten, 16.06. në Berlin. “Një nga hapat e para është lirimi i menjëhershëm i policëve nga Kosova”.
Baerbock tha më tej se qeveritë këtë duhet ta bëjnë për qytetaret e tyre: „Nuk është një detyrim ndaj Brukselit apo Berlinit, por ndaj njerëzve në të dy vendet.
Të enjten policia e Kosovës njoftoi se tre pjesëtarë të sajjanë arrestuar nga autoritetet e Serbisë në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi.
Lirimin e menjehershem të policeve e kishin kërkuar më parë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Quintit. Ndërkohë, kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, nga ana e tij, tha se "do t'i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, në një takim urgjent për menaxhim të krizave”.