1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Baerbocku nuk sheh dallime të thella me Francën

21 Nëntor 2022

Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock udhëtoi në Francë për një konferencë të re donatorësh për Republikën e Moldavisë.

https://p.dw.com/p/4JqEB
Annalena Baerbock
Fotografi: Christophe Gateau/dpa/picture alliance

Pas tensioneve të fundit mes Francës dhe Gjermanisë, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analenna Baerbock theksoi pikat e forta të marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjatë vizitës së tij në Paris, Baerbock u takua me kolegen e saj Catherinne Colonna.

Në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Francës, nuk ka aktualisht mbeturina grindjesh për t'u pastruar, tha politikania e Të Gjelbërve. Por Baerbock pranoi se sigurisht që ka qëndrime të ndryshme, për shembull për politikën energjetike. Por këto dallime mund të sheshohen.

Sipas Baerbock-ut, i takon Gjermanisë dhe Francës që t'i japin së bashku një ritëm Evropës, kur ajo ka nevojë. Në plan ishte edhe një takim i Baerbockut me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili merr pjesë në konferencë.

Në tetor, konsultimet e qeverisë franko-gjermane u anuluan për habinë e të gjithëve. Në samitin evropian, presidenti Macron tha se sipas tij Gjermania ishte e izoluar për politikën energjetike dhe kjo nuk i bënte mirë as Evropës dhe as asaj. Kancelari Olaf Scholz deklaroi se Gjermania nuk është fare e izoluar, me qëndrimet e saj.

 32 milionë euro ndihmë Moldavisë

Në kryeqytetin francez, Baerbocku merr gjithashtu pjesë në një konferencë për ndihmat për Republikën e Moldavisë.

Sipas burimeve pranë delegacionit, politikania e të Gjelbërve ka premtuar ndihmë shtesë nga qeveria federale prej më shumë se 32 milionë eurosh. Këto fonde duhet të përdoren ndër të tjera për forcimin e energjive të ripërtëritshme, zhvillimin e infrastrukturës komunale dhe menaxhimin e refugjatëve. Moldavia, kandidate për anëtarësim në BE, është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe po vuan veçanërisht nga pasojat e luftës në Ukrainë.

Baerbock: Ne mbetemi solidarë me Moldavinë

Baerbock e siguroi Republikën e Moldavisë për solidaritetin e saj. Agresioni i presidentit rus Vladimir Putin kërcënon veçanërisht shtetet “të cilat kanë hyrë në rrugën më të rrezikshme për Putinin: atë të demokracisë”, deklaroi Baerbock. “Atyre që mendojnë se demokracitë janë të pambrojtura duke i lënë njerëzit të ngrijnë, ne u tregojmë: ne qëndrojmë të bashkuar, të bashkuar dhe të vendosur kundër çdo përpjekjeje për të shantazhuar ose qetësuar ndonjë anëtar të familjes sonë evropiane.”

aud (dlf, br)