1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Baerbock: Diplomacia është e vetmja rrugë

17 Janar 2022

Kancelari Scholz i ka kërkuar Rusisë shtensionim. Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock në vizitën në Ukrainë, bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të konfliktit me Rusinë.

https://p.dw.com/p/45ejo
Annalena Baerbock
Fotografi: Janine Schmitz/photothek.de/picture alliance

Kancelari Scholz i ka bërë thirrje Rusisë që të ndërmarrë hapa të qartë drejt shtensionimit të konfliktit në Ukrainë.

Situata në kufirin ukrainas-rus është shumë shqetësuese, tha Scholzi gjatë një vizite në Madrid. Agresioni ushtarak kundër Ukrainës do të kishte pasoja të rënda politike dhe ekonomike. Scholz shtoi se po bëhet gjithçka për të shmangur një zhvillim të tillë. 

Zgjidhja diplomatike është mënyra e vetme e mundshme, tha Annalena Baerbock në vizitën e saj në Kiev. Baerbocku theksoi se ne jemi të gatshëm për një dialog serioz me Rusinë. Është e qartë se sovraniteti territorial i Ukrainës nuk është në dispozicion (për t'u negociuar). Çdo agresion do të kishte një kosto të madje për regjimin rus. Ajo i kundërshtoi kërkesat për dërgimin e armëve gjermane Ukrainës duke përmendur historinë gjermane. Baerbocku pritet në mbrëmje për bisedime në Moskë. Ministrja njoftoi gjithashtu se dëshironte të rigjallëronte të ashtuquajturin format të Normandisë, në të cilin Gjermania dhe Franca kanë një rol ndërmjetësues.

Annalena Baerbock takoi Dmytro Kuleba
Annalena Baerbock takoi Dmytro KulebaFotografi: Janine Schmitz/photothek.de/picture alliance

Ministri i Jashtëm ukrainas Kuleba theksoi se ishte e rëndësishme që Berlini dhe Parisi të mos marrin vendime pas shpinës së Kievit.

Baerbock tani do të takohet me Presidentin Selenskyj përpara se të niset për në Moskë.

Stegner, ekspert i politikës së jashtme të SPD, beson gjithashtu se është politikisht e zgjuar të lehtësohen tensionet në mënyrë diplomatike. Duhet të gjenden zgjidhje që plotësojnë interesat e sigurisë të të dyja palëve, tha ai për radion gjermane Deutschlandfunk. Ai përjashtoi kategorikisht dërgimin e armëve në Ukrainë dhe gjithashtu paralajmëroi kundër nxitjes së spirales së sanksioneve.

(dlf)