Baan Ki Moon për vizitë në Afganistan
29 Qershor 2007Reklamë
Kabul: Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Baan Ki Moon ka arritur për një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan. Ai u takua atje me presidentin afgan Hamid Karzai dhe komandantin e përgjithshëm të trupave paqëruajtëse të ISAF-it, gjeneralin Dan McNeill. Sipas agjensive të lajmeve një prej temave të bisedimeve ishte konferenca për forcimin e sistemit të drejtësisë në Afganistan që fillon punimet të hënën në Romë të Italisë. Ban dhe Karzai do ta drejtojnë këtë konferencë.