Autoritetet e sigurisë kërkojnë të dhënat e përdoruesve të Facebook
7 Nëntor 2014Shefi i ri i shërbimeve sekrete britanike (GCHQ), Robert Hannigan, sapo mori postin e ri para pak javësh, akuzoi gjigandë amerikane të Internetit se nuk punojnë ngushtësisht me autoritetet e sigurisë. Menjëherë pas kësaj u publikua raporti i ri i transparencës së Facebook. Aty thuhet se në cilët vende autoritetet e sigurisë kanë kërkuar të dhëna të përdoruesve për gjashtë muajt e parë të vitit 2014. Në të vërtetë Richard Hannigan nuk duhet të ankohet për atë që thuhet për Anglinë: Facebook thotë se Anglia ka bërë 2110 kërkesa informacioni, nga të cilat 71% janë dorëzuar.
Rritje me 15%
Me pothuajse 35 000 kërkesa për të dhëna, raporti i tretë i transparencës sheh një rritje me 24% në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2013. Kjo shpjegohet me faktin e rritjes së Facebook, por edhe me rritjen e oreksit të autoriteteve të sigurisë. Lista kryesohet me diferencë të qartë nga SHBA me më shumë se 15 000 kërkesa për të dhëna. Në 80% të rasteve këto të dhëna janë dorëzuar. Në vend të dytë është India me rreth 4600 kërkesa. Kjo shpjegohet edhe me faktin se në vendin aziatiko-jugor që prej vitit 2013 ka më shumë 70 milionë përdorues në Facebook. Në Brazil ka më shumë përdorues të Facebook-ut, por autoritetet e sigurisë atje kanë bërë rreth 1300 kërkesa. Në vend të tretë qendron Gjermania, ku autoritetet e sigurisë kërkuan të dhëna për 2537 përdorues. Por Facebook ka dorëzuar të dhëna vetëm për 30% të rasteve. Për aktivistin e Internetit Markus Beckedahl këto shifra tregojnë situatën e ndryshme ligjore në SHBA dhe Gjermani: Në SHBA autoritetet hetuese kanë më shumë akses, ndërkohë që në Gjermani mbrojtja e të dhënave është më strikte.
Holanda rast i veçantë?
Në raportin e transparencës së Facebook janë interesante të dhënat e Holandës. Autoritet e sigurisë në këtë vend kanë kërkuar të dhënat e përdoruesve në 41 raste.
Përveç Facebook edhe firma të tjera prej disa vitesh publikojnë raporte të tilla transparance. Në mes të muajit shtator Google raportoi një rritje për 15% të kërkesave në nivel global në gjashtë muajt e parë të vitit. Kërkesat për të dhëna ka patur edhe tek Twitter dhe Yahoo, por në një përqindje më të ulët. Twitter përshembull në nivel global kishte 2000 kërkesa.
Aktivisti i Internetit Beckedahl përshëndet këtë trend transparence. Sidoqoftë ai thotë se këto raporte nuk janë të plotë. Përshembull nuk thuhet se sa shpesh ka patur NSA akses në të dhënat e Facebook. Beckedahl kujton gjykatat e fshehta në SHBA, që autorizonin aksese të tilla. Raporti i transparencës së Facebook është një përpjekje për rekuperuar besimin e humbur të përdoruesve pas zbulimeve të Snowden.