1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

​Austri: Van der Bellen rizgjidhet president

10 Tetor 2022

Në Austri ka fituar zgjedhjet presidenciale presidenti aktual Alexander Van der Bellen. Gjashtë bashkëkonkurruesit për postin më të lartë shtetëror kanë mbetur shumë pas me vota.

https://p.dw.com/p/4HxpI
Österreich Wahlsieger Alexander Van der Bellen
Fotografi: Markus Schreiber/AP Photo/picture alliance

Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin publik austriak ORF 78-vjeçari Van der Bellen ka marrë mbi 78 për qind të votave. Kësisoj presidenti aktual i Austrisë rizgjidhet me shumicë absolute, që është e nevojshme në raudin e parë të presidencialeve për t'u zgjedhur. Tani nuk ka më nevojë për zgjedhje balotazhi.

Të gjithë kandidatët e tjerë për presidentet kanë mbetur shumë pas Van der Bellenit me vota. Kandidati që renditet i dyti i partisë populiste të djathtë FPÖ, Walter Rosenkranz ka marrë 18 për qind të votave. Ndërsa kandidatët e tjerë shënojnë kuota njëshifrore. Rezulati zyrtar pirtet të shpallet gjatë së hënës (10.10), sepse pritet të numërohen edhe votat e dërguara me postë.

Österreich Wahlsieger Alexander Van der Bellen
Presidenti Van der Bellen me bashkëshorten duke shkuar të votojë Fotografi: Georg Hochmuth/APA/dpa/picture alliance

Detyra reprezentative

Presidenti në Austri ka kryesisht detyra të përfaqësimit të vendit dhe zgjidhet çdo gjashtë vjet. Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë kandidatë për president si këtë herë. Krahas Van der Bellen ishin edhe gjashtë kandidatë të tjerë, katër prej të cilëve nga radhët e partive të kampit të djathtë dhe të gjithë burra.

Österreich Wahlsieger Alexander Van der Bellen
Presidenti Van der Bellen me bashkëshorten duke shkuar të votojë Fotografi: Georg Hochmuth/APA/dpa/picture alliance

Në Austri deri tani të gjithë presidentët, që kanë kandiduar për një mandat të dytë janë rizgjedhur. 78-vejçari Van der Bellen nuk sheh asnjë problem me moshën e tij të madhe. Ky post të jep forcë, tha ish-kryetari i partisë ekologjite të Austrisë gjatë votimit.

Partia konservatore ÖVP dhe ajo socialdemokrate hoqën dorë nga paraqitja e kandidatëve të tyre. Argumenti i tyre ishte, se në fushatën elektorale kundër presidentit aktual nuk do të kishin asnjë shans për të fituar dhe partitë preferonin më mirë t'i kursenin paratë e fushatës.

qu/uh (dpa, rtr, afp, ORF)