1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Austri: Politika e Serbisë ndaj migrantëve po jep efekt

10 Janar 2023

Në mes të dhjetorit ka pasur një rënie me 70 përqind të numrit të ndalimit të migrantëve ilegalë nga policia austriake, sipas Ministrisë së Brendshme në Vjenë.

https://p.dw.com/p/4Lvz8
EU Schild an der österreichischen Grenze
Fotografi: Elmar Gubisch/Zoonar/picture alliance

Beogradi nën presionin e Bashkimit Europian në vjeshtë rivendosi detyrimin për vizë për udhëtarët nga Burundi dhe Tunizia. Me ndërrimin e viteve sikurse është komunikuar u rivendos detyrimi për vizë edhe për indianët, që duan të udhëtojnë në Serbi.

Shumë njerëz, që mund të udhëtonin pa viza drejt Serbisë, e vazhdonin udhëtimin drejt Austrisë duke aplikuar të pranohen si refugjatë, ndonëse e dinin, që nuk kishin shanse për azil. Së fundi, sipas ministrisë në Vjenë, kanë aplikuar për azil më pak se 300 vetë në javë nga India. Në fund të tetorit numri i aplikimeve për azil nga ky vend ka qenë rreth 1000. Edhe kalimet ilegale të kufirit në lindje të Austrisë kanë rënë ndjeshëm. "Në nëntor kemi pasur ditë kur kapeshin 600 - 650 vetë, ndërsa aktualisht ndalohen rreth 100 vetë në ditë", i tha agjencisë së lajmeve dpa zëdhënësi i Ministrisë së Brendëshme në Vjenë. Në sfondin e temperaturave të larta, ministria megjithatë e përjashtoi dimrin si faktor frenues të valës së migrantëve.

Slovakai Bratislava-Jarovce | Grenze zu Österreich
Fotografi: Theresa Wey/AP/picture alliance

Sipas kancelarit  austriak Karl Nehammer vitin e kaluar 18.000 vetë nga mbi 100.000 të ardhur nga India aplikuan për azil në Austri. Shumë indianë përpiqen që nga Austria të arrijnë në vende të tjera europiane.