1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Au-pair në Gjermani:Kur ëndrra kthehet në zhgjëndërr

16 Gusht 2023

Rreth 14.000 të rinj punojnë në Gjermani si Au-pair (kujdestar për fëmijët në familje). Në fakt ky është një angazhim prej nga përfitojnë të dyja palët, por vazhdimisht ndodhin edhe situata shfrytëzimi.

https://p.dw.com/p/4VDR1
Symbolbild Au-Pair
Fotografi: Nelosa/Panthermedia/Imago Images

Tingëllon mjaft joshëse: Në moshën e rinisë të guxosh një aventurë në Gjermani: Duke u strehuar në një familje të mirë dhe duke u kujdesur për fëmiijët në shtëpi. Gjatë qendrimit në familje krahas gjuhës gjermane për të rinjtë e punësuar krijohet dhe mundësia të njihen me kulturën e vendit dhe hap pas hapi të sigurojnë një jetë të pavarur në këtë vend. Madje në të shumtën e rasteve ky angazhim është si trampolina për të qëndruar në Gjermani, që kthehet në atdheun e dytë dhe ku të rinjtë ndjekin studimet apo kurset e kualifikimit dhe gjejnë një vend pune. Për shumë të rinj nga e gjithë bota kjo shpresë është kthyer në realitet. Por nëse nuk të ecën fati, mund të ndodhë edhe e kundërta, zhgënjimi. Si në rastin e Ana da Silva nga Brazili.

Da Silva, që në fakt ka një emër tjetër, por që preferon të mbetet anonim, ka ardhur në fund të vitit të kaluar në Gjermani. Ajo mund të thuash që brenda fare muajve pati një përvojë intensive duke zbuluar anën e errët të këtij aktiviteti. Braziliania i tha DW-së, se asaj i është dashur të punojë në familjen që e kishte pajtuar shumë më tepër se 30 orë të parashikuara në kontratë.

Pamje simbolike
Pamje simbolikeFotografi: Oleksii Hrecheniuk/Zoonar/picture alliance

Shumicën e kohës i është dashur të punojë si pastruese dhe jo si babysitter. Ushqimin ia jepnin me racion e asaj i mbetej vetëm një copë bukë. Kur ajo u ankua për kushtet e punës, u gjend përballë presioneve masive duke e frikësuar dhe kërcënuar se do ta përzenë.

Da Silva e konsideron këtë si një skllavëri moderne: "Kam qenë në pesë familje dhe njëra ishte më keq se tjetra. Gjermania nuk e ka aspak të qartë se çfarë ndodh me të punësuarit si Au-Pair, kjo është çmenduri. Si Au-pair askush nuk të ndihmon." Ajo e bëri publik këtë shqetësim të saj, sepse do të paralajmërojë vajzat e tjera, që ta kuptojnë se edhe në Gjermani ekziston shfrytëzimi. "Kësaj duhet t'i jepet fund!"

DW posedon fotografi dhe mesazhe të familjes, që i bëjnë të besueshme shqetësimet që ngre Da Silvas. Kjo nuk është një dukuri e re, sepse vazhdimisht bëhen publike raste të ngjashme, ku në vend të reciprocitetit që presupozon angazhimi si "Au-pair", pra që të dyja palët përfitojnë, familja abuzon me pushtetin kundrejt vajzave të pajtuara si babysitter.

Vetëm një copëz nga realiteti?

Agjensia ndërmjetësuese për Da Silvas e pyetur nga DW, përgjigjet me shkrim, se "është absolutisht e papranueshme dhe shkelje e marrëveshjes dhe normave përkatëse, që familja i miraton gjatë regjistrimit për të përdorur platformën për gjetjen e Au-pairs."

Më tej thuhet: "Kjo është një histori, por shpesh rrëfehet për qendrimet e Au-pairs, gjë qe në fakt pasqyron vetëm një pjesëz të realitetit, se çfarë ndodh kur të rinj shkojnë jashtë vendit si Au-pair. Nga mijëra ndërmjetësime të Au-pair në vit me qendrime jashtë vendit të platformës sonë që ofron edhe shërbime të tjera, të rinjtë marrin detyra të reja jashtë vendit, njihen me vendin e ri përfitojnë gjuhën dhe kulturën dhe kthehen me njohuri e aftësi të reja në atdheun e tyre."

Pamje simbolike
Fotografi: Christin Klose/dpa/picture-alliance

Agjenci serioze por edhe dele të zeza mes tyre

Që marrëveshjet për Au-pair me maksimumi 30 orë pune dhe 1,5 ditë të lira në javë, 280 euro para xhepi në muaj dhe 70 euro suplement për mësimin e gjermanishtes nuk respektohen gjithmonë, kjo e preokupon Cordula Walter-Bolhöfer.

Ajo punon për një shoqatë bamirëse për Au pair, së cilës i përkasin 30 nga mëse 100 agjencitë ekzistuese në Gjermani. Kjo shoqatë kujdeset që të respektohen normat e cilësisë. Agjencia e saj ka të ashtuquaturën vulë RAL, që garanton standarde të larta si besueshmëria dhe serioziteti i agjencisë.

Walter-Bolhöfer thotë: "Agjencitë tona gjithmonë insistojnë, që pikërëndessa e punës të jetë kujdesi për fëmijët dhe punët e shtëpisë duhet t'i kryejë vet familja. Au-pairs nuk duhet të kthehen në ndihmëse shtëpiake me çmim të ulët, por duhet të kujdesen për fëmijët."

Edhe ajo i njeh disa agjenci që nuk i respektojnë normat. Njëra prej tyre madje ka tentuar të aplikojë për marrjen e vulës së cilësisë nga shoqata për të përmirësuar reputacionin, thotë Walter-Bolhöfer. "Por kur u konfrontuan me kriteret e verifikimit të cilësisë nuk u paraqitën më tek ne."

Që në treg ekzsitojnë të tilla agjenci pa përmbushur kriteret e cilësisë, kjo ka të bëjë me vendime të marra para viteve 2020. Që nga viti 2002 mjafton vetëm një çertifikatë biznesi dhe nuk nevojitet më licenca e detyrueshme si më parë.

Shumë vajza të reja nga Kolumbia, Indonezia apo Kirgizia (vende nga kanë ardhur më shumë au pair) apo edhe Ana da Silva, përdorin rrugën e thjeshtë të kontaktit përmes Facebook-ut ose të ashtuquajturave Tinder për Au-pair. Mjaftojnë disa klikime për të gjetur me kosto të favorshme gjoja famliljen perfekte.

"Nga njëra anë të interesuarve u duhet që të paguajnë agjencitë në vendet e tyre, nga ana tjetër ka dhe një lloj kërkimi symbyllur si të thuash. Shumë prej vajzave gjatë gjithë ditës navigojnë nëpër rrjetet sociale, e teksa shohin fotografitë e familjeve me fëmijë në Facebook gënjehen duke besuar, se kanë gjetur familjen perfekte, duke besuar verbërisht sikur ky është realiteti", shpjegon Cordula Walter-Bolhöfer arsyet përse ndodhin zhgënjimet më pas.

Susanne Flegel konsulton vajzat au-pair
Susanne Flegel, zjarrëfikësja e Gjermanisë për Au-pairsFotografi: privat

Shfrytëzimet nuk janë rastë të veçuara

Por që në krye të herës nisin problemet, sepse me kontaktet në këtë mënyre, vajzat si au pair nuk kanë person kontakti. E kur hasin në situata të vështira e nuk e përballojnë dot më situatën ato vijnë tek ne, thotë Susanne Flegel. Ajo është si të thuash zjarrëfikësja e Gjermanisë për Au-pairs. Prej më shumë se 17 vitesh ajo ka një agjenci, që u vjen në ndihmë vajzave në situatë të vështirë. Në rast ekstreme ajo i ka strehuar vajzat në shtëpinë e saj.

Flegel thotë: "Ka pasur një periudhë kur merrnim disa telefonata në ditë. Politika referohet, se kemi të bëjmë me raste të izoluara. Por në fakt nuk janë raste të izoluara. Kur i pyesim Au-pairs kuptojmë, se ndodh rëndom që ato shfrytëzohen. Por nuk janë përpiluar shifra dhe as statistika për këtë dukuri." Sipas të dhënave të Flegel shuma që paguhet për çdo ndërmjetësim për au pairs është nga 200 deri në 1000 euro.

Ajo na tregon edhe histori horror: Një çift, që ka pajtuar shtatë au pairs duke u ulur pagat dhe që para dyvjetësh u dënua me gjobë për mashtrim. Ka raste të ngacmimit seksual, shfrytëzimit me punë në shtëpitë e pushimeve, puna me orë të zgjatura. Madje edhe privimi i vajzave kujdestare nga ushqimi dhe frutat. Tregohet madje që ka pasur dhe raste kur ushqimet në frigorifer kanë qenë të etiketuara me shkrim dore ekstra për familjen, në mënyrë që au pair të mos i prekte ato. "Ka agjenci që abuzojnë, sepse nuk kontrollohen. Madje ato mashtrojnë edhe familjet. Mungesa e kontrollit i ka hapur dyert abuzimeve."

Holanda model me vendosjen e gjobave

Në Holandë përpara dhjetë vjetësh është rivendosur detyrimi për licencë dhe përgjegjësia për agjencitë. Nëse diçka nuk shkon në Holandë agjencitë gjobiten me shuma të majme. Në Gjermani politika ende nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë.

Susanne Flegel kërkon që të ketë një detyrim për agjencitë: "Këto agjenci duhet të verifikohen, pra të kenë licencë. Detyrimi i ndërmjetësimit përmes agjencive për familjet që pajtojnë au pair duhet të jetë i verifikueshëm, pra përmes licencimit të agjencive. Këtë jemi duke e kërkuar prej vitesh, Po ashtu duhet të ketë kontrolle sondazhi në familje."

 

Një burrë i gjatë i hollë me flokë verdha dhe këmishë të zezë duke parë serioz në drejtim të kamerës
Oliver Pieper gazetar për politikën dhe shoqërinë gjermane, si dhe për çështjet e Amerikës së Jugut.