1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Atifete Jahjaga, presidentja e re e Kosovës & Westerwelle deklaron dorëheqjen nga kreu i partisë FDP & Në Hanovër hapet panairi i teknologjisë

8 Prill 2011
https://p.dw.com/p/10qIv

Zëvëndësdrejtoresha e përgjishthme e policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga, u zgjodh presidente e Kosovës. Zonja Jahjaga, mori numrin e mjaftueshëm të votave që në raundin e parë të votimit. Gjatë procesit të votimit, zonja Jahjaga, kishte si kundërkandidate Suzana Novobërdaliun, deputete e AKR-së, e cila mori vetëm 10 vota.

Bekim Shehu nga Prishtina

Një javë pas humbjeve masive të Partisë Liberale (FDP) në zgjedhjet për parlamentet e dy landeve gjermane (Baden-Württemberg dhe Rheinland-Pfalz) kryetari i kësaj partie Guido Westerwelle tha se do të japë dorëheqjen. Gjithësesi ai tha se nuk do të heqë dorë nga posti i ministrit të Jashtëm. Informacione nga Bettina Marx

Në Panairin më të madh industrial në botë,që u hap këtë javë në Hanover marrin pjesë më shumë se 6500 ofrues të produkteve të teknologjisë së lartë High Tech. Ata paraqesin më shumë se 5000 inovacione. Insa Vrede informon:

 Redaktoi: mimoza Cika-Kelmendi