1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Athina voton pёr antarёsimin e Maqedonisё sё Veriut nё NATO

9 Shkurt 2019

Paramenti grek ratifikoi protokollin e antarёsimit nё NATO pёr Maqedoninё e Veriut. 153 deputetё votuan pro dhe 140 kundёr.

https://p.dw.com/p/3D4DP
Griechenland stimmt über Nato-Beitritt von Nordmazedonien ab
Fotografi: picture-alliance/dpa/T. Stavrakis

Ditёt e ardhёshme Maqedonia do tё informojё tё gjitha organizatat ndёrkombёtare dhe tё gjitha vendet pёr ndryshimin e emrit tё vendit nё "Republika e Maqedonisё sё Veriut". Kjo ёshtё parashikuar nё marrёveshjen e nёnshkruar me Greqinё nё verёn 2018 dhe qё ёshtё ratifkuar tashmё nga tё dyja parlamentet nё Shkup dhe nё Athinё. Kjo marrёveshje i dha fund grindjes prej dekadash mes dy vendeve fqinjё lidhur me emrin Maqedoni.

Greqia e pengonte antarёsimin e Maqedonisё nё NATO dhe nё BE pёr shkak tё emrit. Arsyeja kish tё bёnte me drojёn pёr pretendime eventuale territoriale nё provincёn veriore greke me tё njёjtin emёr. Nё qershor 2018 tё dyja palёt nёnshkruan tё ashtuquajturёn marrёveshja e Prespёs, nё bazё tё sё cilёs vendi do tё mbajё nё tё ardhmen emrin "Republika e Maqedonisё sё Veriut". 

Ish-republika jugosllave Maqedonia e Veriut mund tё antarёsohet mё sё voni deri nё vitin  2020 nё NATO duke u bёrё kёshtu anёtarja e 30 nё aleancё. Antarёsimi duhet tё miratohet nga tё gjitha shtete anёtare tё NATO-s.

haz/nob (dpa, rtr, afp)