1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Athina bie dakord me Shkupin

25 Janar 2019

Athina dhe Shkupi zgjidhin pas gati tri dekadash grindjen e fqinjësisë. Kjo mund të ketë ndikim pozitiv në probleme të tjera të vazhdueshme në rajon.

https://p.dw.com/p/3CD8I
Mazedonien Griechenland Namensstreit beigelegt  Zaev und Tsipras
Fotografi: Reuters/A. Konstantinidis

Parlamenti i Greqisë miratoi të premten (25.01.) pasdite marrëveshjen për kapërcimin e mosmarrëveshjes për emrin e vendit fqinjë Maqedoni. Deri në fund në debatin në parlament pati rezistencë të ashpër dhe protesta. Votimi përfundoi me rezultat të ngushtë: 153 deputetë votuan pro, 146 kundër marrëveshjes, sipas së cilës ish-Republika jugosllave do të quhet në të ardhmen Maqedonia e Veriut.

Kryeministrat e të dyja vendeve kryen me këtë marrëveshje një akt mjeshtëror diplomatik, që mund të ketë efekt sinjalizues për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Reportage Mazedonisches Referendum
Fotografi: DW/D. Tosidis

"Ky është një inkurajim për mënyrën e qetësimit të një grindjeje bilaterale të gjatë", i tha Florian Bieber, Drejtues i Qendrës për Studimet e Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit Agjencisë Gjermane të Lajmeve dpa. Në këtë mënyrë shtetet mund të arrijnë jo vetëm që të eleminojnë konflikte të vjetra, por edhe të rindërtojnë marrëdhënie reciproke.

"Unë e përshëndes mikun tim Aleksis Cipras, së bashku me popujt tanë arritëm një fitore historike", shkroi kryeministri i Maqedonisë Zaev në faqen e tij në Facebook. "Rroftë Marrëveshja, për një paqe të përjetshme dhe përparim në Ballkan dhe në Evropë."