Atentatori i Hitlerit lindi 100 vjet më parë
20 Nëntor 2007Atentate të dështuara ndaj Hitlerit ka patur edhe përpara, por asnjëri prej tyre nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendjen, sa sulmi i dështuar me bombë i 20 korrikut 1944 në të ashtuquajturin shtab i përgjithshëm i udhëheqësit, afër Rastenburgut në Prusinë lindore. Duke besuar se Hitleri kish vdekur Shtaufenbergu u kthye në kryeqytet në Berlin. Kur u bë e qartë, se Hitleri i kishte shpëtuar atentatit, përpjekja për rrëzimin e diktatorit dështoi përfundimisht. Mbrëmjen e 21 korrikut Shtaufenbergu si dhe tre bashkëpuntorët e tij të përbetuar u pushkatuan.
"Ndaj Udhëheqësit është kryer sot një atentat me eksploziv. Përveç plagëve të lehta nga djegia si dhe hematomave ai nuk ka pësuar asgjë tjetër. Ai ka filluar punën menjëherë dhe sipas planit, priti Duçen në një bisedë të gjatë përbashkët".
Kur bëhet i ditur ky lajm nga valët e radios së Rahjut , dëgjuesit nuk mund kurrsesi ta besonin se ishte e vërtetë. Kushdo që dyshonte mbi vdekjen e tij, mundi të sigurohej një ditë më pas duke e dëgjuar që Hitleri i kish mbijetuar atentatit me bombën e fshehur në një çantë dosjesh.
"Një klikë jashtëzakonisht e vogël dhe me ambicje, por njëkohësisht pa ndërgjegje dhe e paarësyeshme, e përbërë nga oficerë kriminelë dhe të marrë, ka farkëtuar një komplot për të më eliminuar mua dhe për të asgjësuar shtabin e komandës së Vermahtit." Hitleri deklaron, se komplotistët do të përndiqen pa mëshirë dhe se ndërkohë Klaus Shenk Graf fon Shtaufenberg dhe tre të besuarit e tij kanë vdekur.
Guximin për rezistencë aktive e kishin vetëm pak njerëz. Ndër ta bënte pjesë edhe oficeri ordinancë Evald-Hajnrih fon Klajst (Ewald-Heinrich von Kleist), i ati i të cilit gjithashtu kish qenë i involvuar në planet për atentat dhe ishte ekzekutuar me varje prej nazistëve. I riu fon Klajst, i shpëtoi vdekjes falë disa rrethanave të favorshme, ndonëse ai qysh në orët e para kish qenë pranë Grafit fon Shtaufenberg dhe kish marrë pjesë aktive në komplot. Si njëri ndër të paktit e mbijetuar, në vitin 1994 ai foli në një intervistë mbi motivet e tij duke marrë shkas nga 50 vjetori i dështimit të atentatit ndaj Adolf Hitlerit. "Mua më ka tmerruar dhe torturuar mendimi, që të gjitha këto krime ushtroheshin në emër të gjermanëve. Unë i thoja vetes, se nuk është e mundur që të mos i tregohet botës, se në Gjermani mund të jetë edhe ndryshe. Më pas pati edhe një arësye tjetër, që ishte mjaft e rëndësishme për mua: unë isha i bundur, se nëse përpiqesh, atëherë ekzistojnë mundësitë e mëdha dhe se shumë njerëz do të mbeten në jetë. Kjo ishte për mua një pikë shumë e rëndësishme, po ashtu si dhe se Gjermania nuk duhej të shkatërrohej në masë."
Në propagandën zyrtare atentati i 20 korrikut 1944 nënvleftësohet si një akt i dëshpërimit. Por në të vërtetë Hitleri dhe pasuesit fanatikë të tij shqetësoheshin për moralin e trupës në luftë dhe për cilësinë e korpusit të oficerëve. Në javët dhe muajt që pasuan u arrestuan rreth 1000 burra dhe gra, të cilët regjimi nazist i akuzoi për pjesëmarrje në hartimin e
planeve për përmbysje. Reth 200 nga të arrestuarit dënohen me vdekje nga i ashtuquajturi gjygj popullor me kryegjqtarin Roland Frajsler (Freisler) nën akuzën tradhti e lartë ndaj shtetit.
"Në emër të popullit: Tradhëtarë të sëmurë nga ambicja, pa karakter dhe burracakë janë Carl Goerdeler, Wilhelm Leuschner, Josef Wirmer dhe Ulrich von Hassel. Ata u përbetuan, madje Goerdeler si një spiun politik i luftës për armiqtë tanë, që me një grup oficerësh që shkelën betimin, të vrisnin fyrerin tonë. Ata do të dënohen me vdekje. Pasuria e tyre i kalon rajhut."
Ndër të pushkatuarit e 20 korrikut 1944, përveç të përbetuarve kishte edhe shumë politikanë partive politike të ndaluara dhe luftëtarë të rezistencës nga kisha dhe sindikatat. Shumë prej tyre bënin pjesë në rrethin Kreisauer, në të cilin ishin mbledhur kundërshtarët e nazizmit nga të gjitha sferat e shoqërisë. Ndër ta edhe pronari i madh i tokave
oficeri Ulrih Vilhelm Graf Shverin fon Shvanenfeld (Ulrich Wilhelm Graf Schwerin von Scwanenfeld).
Kur ai u pushkatua në Berlin-Plëcenze, djali i tij ishte vetëm disa muajsh. Disa dhjetëvjeçarë më vonë ai shkruajti një libër mbi 20 korrikun 1944. Ndër të tjera ai u angazhua me krijimin e një fondacioni, që mban emrin e këtij atentati të dështuar. Bashkë me qeverinë federale ky fondacion çdo vit organizon një ceremoni festive në monumentin përkujtimor të rezistencës, që u ndërtua në vendin historik ku dështoi kryengritja.
Atentati i 20 korrikut është më vonë është diskutuar nga këndvështrime të ndryshme kontradiktore, si p.sh. lidhur me planet politiko-shoqërore në rast se atentati do të ishte i sukseshëm. Por të paktën edhe kritikët, që mendojnë, se komplotistët kishin mangësi në konceptin për demokracinë, nuk kanë aspak dyshim në qëllimin e ndershëm të tyre për ta çliruar Gjermaninë prej tiranisë. Në këtë sfond, Detlef Graf fon Shverin e konsideron shtetin lijgor si amanetin më të rëndësishëm 20 korrikun 1944. "Nëse shteti ligjor dështon, kjo është shkalla më e lartë e alarmit, sepse prej kësaj preken të gjitha fushat e jetës në të gjitha sferat e shoqërisë. Ndaj ky ishte edhe thelbi i këtij atentati. Unë mendoj, se më 20 korrik ose përmes 20 korrikut mund të paraqitet më së mirirëndësia e shtetit ligjor."