Atentat vetvrasës në Afganistan, 30 të vdekur
11 Shtator 2007Reklamë
Si pasojë e një sulmi vetvrasës në jug të Afganistanit, në provincën problematike, Helmand, janë vrarë të paktën 30 njerëz dhe janë plagosur 60 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël Gereschk, ku ndodhi edhe shpërthimi i lëndës eskplozive në motorr së bashku me shoferin që u hodh në erë. Helmadi mbahet si zonë me një situatë mjaft të rëndë dhe njëkohësisht njihet si një vendmburojë për talebanët radikalslamik.