1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Argjentina në darën e inflacionit

Jan D. Walter / Pandeli Pani12 Shkurt 2013

Në Argjentinë ka filluar racionimi i sheqerit, i miellit apo i çajit mate. Në dyqanet ku nuk ka pasur kufizim të shitjeve në një pako për person, raftet janë bosh.

https://p.dw.com/p/17cTe

Në fillim të kësaj jave ministria e Ekonomisë e Argjentinës ngriu për 60 ditë çmimet e ushqimit dhe të sendeve shtëpiake. Zyrtarisht thuhet se për këtë ishte rënë dakord me tregtarët me pakicë.

Argentinien Mate-Tee Supermarktregal
Fotografi: cc-by-sa/Oskari Kettunen

Qeveri e pabesueshme

Ka disa vite që qeveria i zbukuron shifrat zyrtare të inflacionit. Ndërsa Zyra e Statistikave Indec thotë se për vitin 2012 inflacioni është 10,8 për qind , institucionet e pavarura arrijnë në përfundimin se ai është 25.6 për qind.

"Në vitin 2007 qeveria vuri në poste kyçe të Zyrës së Statistikave njerëzit e vet", thotë ekonomisti Federico Foders. Për ekspertin për Amerikën Latine pranë Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore kontrolli i çmimeve do të thotë se qeveria e pranon inflacionin, sepse: "Nuk ka asnjë arsye për të rregulluar çmimet në rast inflacioni nuk është jashtëzakonisht i lartë."

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)ka kohë që e kritikon këtë praktikë. Së fundi ai e qortoi më 1 shkurt të këtij viti në një letër zyrtare qeverinë e Argjentinës në lidhje me besueshmërinë e të dhënave të saj ekonomike.

Kirchner manipulon luftimin e inflacionit

Sipas Foders Kirchner nuk e ka hallin vetëm te zbukurimi i të dhënave ekonomike. Sipas tij qëllimet konkrete të tij janë: "Nga njëra anë që pagat që janë të bazuara në normën e inflacionit të mos rriten shpejt dhe nga ana tjetër qeveria kursen me këtë të holla."

Obligacionet qeveritare argjentinase përmbajnë bonuse interesi, të cilat janë të lidhura me inflacionin. Kjo do të thotë që sa më i lartë inflacioni aq më shumë përqindje interesi duhet t'u paguajë qeveria kreditorëve të saj.

Argentinien Kirchner Zeitung Clarin
Cristina Fernandez de KirchnerFotografi: picture alliance/dpa Fotografia

Kristina Kirchner e ka marrë kaq seriozisht këtë gjë, sa aktualisht edhe botimi i shifrave dhe të dhënave të ndryshme nga ato qeveritare dënohet me gjoba të larta e madje edhe me heqje lirie.

Institutet kërkimore private dhe bankat i anashkalojnë këto pasoja duke ua dhënë të dhënat e tyre deputetëve. Ata gëzojnë - edhe nën qeverinë e Kristina Kirchner - imunitet dhe mund t'i bëjnë këto informacione publike pa u ndëshkuar.

Frenë për ekonominë

Por dhe kontrolli i çmimeve nuk mund ta ndalë inflacionin në mënyrë të përhershme. Vetëm pesë ditë pas ngrirjes së çmimeve në supermarkete u boshatisën raftet. "Kjo është pasojë logjike e kontrollit të çmimeve: sipërmarrësit prodhojnë më pak dhe shitësit ofrojnë më pak, sepse ata nuk duan të shesin prodhimet e tyre nën vlerën e tyre." - thotë ekonomisti Federico Foders.

Entwertung in Argentinien
Fotografi: AP

Kontroll të çmimeve në Argjentinë ka pasur shpesh herë edhe më parë, për shembull gjatë recesionit të thellë të viteve 2001/2002, i cili përfundoi në falimentimin e shtetit. Për momentin prej tyre janë të prekur vetëm tregtarët me pakicë. Por sipas Carl Moses, i ngarkuar për Argjentinën pranë Shoqatës ekonomike Gjermane GTAI, prej këtyre masave mund të preken shpejt edhe firmat ndërkombëtare, përfshi edhe ato gjermane.