Argjentina është kampione e botës në futboll
18 Dhjetor 2022Tridhjetë e gjashtë vjet pasi Diego Maradona ngriti Kupën e Botës në Meksikë, Lionel Messi bëri të njëjtën gjë në Katar. Argjentina u bë përsëri kampione e botës dhe Messi konfirmoi statusin e tij si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në finalen më të madhe të Kupës së Botës.
Pas avantazhit 2-0 dhjetë minuta nga fundi i kohës së rregullt dhe 3-2 dhjetë minuta nga fundi i kohës shtesë, Argjentinës iu desh të përdorte penallti për të mposhtur Kylian Mbappén dhe një skuadër franceze që nuk donte të pranonte humbjen.
Ndeshja u karakterizua nga yjet Lionel Messi dhe rivali i tij francez, Kylian Mbappe. Messi, me nerva të forta, fillimisht hapi rezultatin nga pika e 11 metërshit (23), që më pas shkaktoi kundërpërgjigjen për 2-0 nga Angel Di Maria (36) dhe u pozicionua në mënyrë intuitive për 3-2 (108).
Mbappe, ndërkohë, udhëhoqi dy herë rikthimin e fuqishëm të Francës. Superylli fillimisht shënoi dy herë në harkun e 97 sekondave (minuta e 80-të dhe e 81-ta), më pas 3:3 u arrit me penallti me dorë (minuta e 118-të).
Në fund, Franca u rrëzua nga froni - edhe një herë kampioni në fuqi nuk arriti një triumf të dytë, të cilin e ka arritur vetëm Brazili (1958/1962).
Për Argjentinën, ky është titulli i tretë botëror dhe i pari në 36 vitet e fundit. Në ndeshjen e tij të fundit në skenën më të madhe, Messi shënoi një dygolësh dhe mbajti premtimin për të cilin ka pritur një brez i tërë. Ai do të përfundojë karrierën e tij si legjendë. Messi gjuajti penallti. Portieri Emiliano Martinez bëri gjithashtu një pritje të gjuajtjes nga ylli i Bayernit, Kingsley Coman, ndërsa Aurelien Tchouameni humbi golin.
Messi e shkroi historinë e Kupës së Botës në Katar në disa mënyra: ai është lojtari i parë që ka shënuar në fazat e grupeve, në 1/16, në çerek dhe gjysmëfinale, si dhe në finale. Krahas kësaj, ai largohet nga skena si rekordmen i Botërorit, me 26 pjesëmarrje, ia kalon gjermanit Lothar Matthäus.
Për një kohë të gjatë, rekordin e ka mbajtur Lothar Matthäus: kapiteni gjerman i Kupës së Botës 1990 u fut 25 herë në ndeshjet e Kupës së Botës. Tani, Lionel Messi ka luajtur 26 ndeshje të Kupës së Botës, një më shumë se rekordmeni gjerman. "E përgëzoj për këtë," tha Matthäus para se të fillonte gara. Arsyetimi i tij: Messi është "futbollisti më i kompletuar i kohës sonë”.
Më në fund Messi e mori titullin e nevojshëm për t'u bërë legjendë në Argjentinë.
aud (dw, dpa)