Gjermani: Anulohet festa e birrës, më e madhja në botë
21 Prill 2020Reklamë
Asgjë nuk është kaq e rëndësishme për bavarezët festa e birrës, e njohur ndryshe si festa e tetorit. Por virusi i Coronës bën që të anulohet edhe kjo festë, që çdo vit tërheq deri në 6 milionë vizitorë. Anulimi bëhet për herë të pas 73 vjetësh.
"Na dhemb, dhe është për të ardhur shumë keq”, tha kryeministri bavarez, Markus Söder. Por rreziku i infektimit do të ishte shumë i madh. Sepse në këtë festë vijnë vizitorë nga e gjithë bota për të festuar në tendat e ngritura e që janë të mbushura plot me njerëz. E masat kufizuese dhe distanca sociale sikur nuk shkojnë me atmosferën tipike të kësaj feste tradicionale.
la/ag