Karrierën e nisi në WDR, Këln, qysh kur ishte student,
Andreas Sten-Ziemons erdhi në DW si praktikant mbas Kampionatit Botëror të Futbollit 2006. Përjetoi nga afër "Përrallën Verore Gjermane", gjatë së cilës punoi me ekipin e ARD Sportschau. I rritur në pjesën perëndimore të Gjermanisë - pothuajse në kufirin holandez - ai fillimisht studioi mjekësi në RWTH Aachen deri në provimin e parë shtetëror dhe më pas mori një diplomë si shkencëtar sporti në Universitetin Gjerman të Sporteve në Këln. Një në universitetin në Kristiansand (Norvegji). Në DW, rruga e tij e çoi shpejt në departamentin e sportit, për të cilin ai si fillim prezantonte në radio dhe shkruante artikuj për interent. Krahas sportit, Andreas punon edhe si freelancer për redaksinë e shkencës dhe Programin Fokus Europa të DW. Ai është i punësuar si redaktor sportiv që nga viti 2013. Përveç futbollit, ai është veçanërisht i interesuar për basketbollin, Formula 1 dhe hipizmin ke kapërcim pengesash, që është disiplina e tij e preferuar.
Paralelisht me punën e tij për DW, Andreas ka punuar për një kohë të gjatë edhe në WDR, për programin "Sport inside", i cili fitoi çmimin e televizionit gjerman në vitin 2013.