1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Amazon seleksionon klientët

Carolina Machhaus / E. Xhani3 Gusht 2013

Klienti nuk është gjithnjë mbret: kush abuzon me të drejtën për të rikthyer mallin e blerë, mund ta pësojë. Amazon u bllokon llogaritë klientëve me kuota të larta kthimi.

https://p.dw.com/p/19J2Q
Fotografi: picture alliance/dpa

Në rrjet qarkullojnë akuza të reja kundër shtëpisë së shitjes online Amazon. Në shumë blogje dhe portale interneti flitet se Amazon bllokon pa paralajmërim llogaritë e klientëve me kuotë të lartë kthimi artikujsh të blerë pranë saj. Konsumatorët e prekur ankohen në forume për flakje jashtë, pasi në të ardhmen për këta blerës online qendra digjitale e shitjeve mbetet e mbyllur. Christin Schmidt, zëdhënëse e Shoqatës gjermane të Tregtisë të Shitjeve me Korrespondencë (BVH) shpreh habi për mënyrën e sjelljes së Amazon. "Nuk njoh asnjë ofrues tjetër që të veprojë në këtë mënyrë", thotë ajo në bisedë me DW.

Kthimi i artikujve pjesë e biznesit

Foto simbolike: tregtia me korrespondencë
Amazon kërkon të reduktojë kthimet e mallrave të blera nga klientëtFotografi: picture-alliance/dpa

Dihet se në sektorin e shitjeve me korrespondencë, kuotat e larta të kthimit të mallrave, paraqesin problem për tregtarët. Kështu një studim i Universitetit të Regensburgut tregon se katër në dhjetë klientë planifikojnë që gjatë blerjes të kthejnë një pjesë të mallit. Megjithatë, "kthimi është pjesë përbërëse e modelit të biznesit për tregtinë me korrespondencë", shpjegon Schmidt. Kështu Zalando fillimisht bënte reklamë me faktin se artikujt e blerë pranë saj mund të ktheheshin pa shpenzime për klientët dhe i nxit edhe më tej ata për të ashtuquajturat "blerje me qëllim zgjedhjeje". "Në përgjithësi ne nuk themi se kthimet janë për ne një problem, përkundrazi ato llogariten në modelin e biznesit", konfirmon zëdhënësja e Zalandos për shtypin, Kristin Dolgner.

Raporte të paqarta

Po kur kthimet e mallrave bëhen problem për Amazonën? Shtëpia e shitjeve me korrepsondencë, e cila punon në këtë sektor prej vitit 1994, shprehet me rezervë ndaj pyetjeve të Deutsche Welle-s. "Mbylljet e llogarive i bëjmë vetëm në disa raste të veçanta dhe pas shqyrtimesh të hollësishme", shpjegon Christine Höger, zëdhënëse e Amazon. Bllokimet bëhen atëherë kur klienti nuk ka "qendrim blerje apo kthimi të një konsumatori". Pyetjes konkrete se kur një klient konsiderohet që ka kthime shumë të shpeshta, Amazon nuk i jep përgjigje. Kështu për klientët e Amazon mbetet edhe më tej e paqartë, se cila lloj sjelljeje mund të çojë në bllokimin e llogarisë.

Klienti nuk është gjithnjë "mbret"

Foto simbolike: një grua porosit në internet.
Klientët nuk mund të abuzojnë me të drejtën për kthim të mallit të porositur, ndryshe ka sanksione.Fotografi: picture-alliance/dpa

Nga aspeki ligjor qendrimi i Amazonës nuk është problem. "Një ofrues mund të zgjedhë vetë se me kë bën biznes", shpjegon në një intervistë, Thomas Bradler nga Qendra e Konsumatorëve të landit Nordrhein-Westfalen. Si pasojë përjashtimi i klientëve të padëshëruar është i lejueshëm. Edhe shtëpi të tjera shitjeje me korrespondencë mbrohen me bllokime llogarish ndaj keqpërdorimit të së drejtës për të kthyer mbrapsht artikujt e blerë. Ndryshimi me Amazon është se në pjesën më të madhe të rasteve, përpara se të bëhet bllokimi i llogarisë, klienti kontaktohet. "Kështu në fillim sensibilizohet klienti duke e sinjalizuar me telefon apo postë elektronike se kthimet e mallrave prej tij kanë arritur një nivel të lartë", shpjegon Schmidt. Klienti ka në këtë rast mundësi të ndryshojë sjelljen e tij. Nëse nuk ka përmirësime, klientit i refuzohen porositë në të ardhmen.

Ngjallja e pasigurisë si strategji?

Përse Amazon nuk i kontakton klientët përpara se të ndërmarrë hapin radikal të bllokimit të llogarisë, mbetet e pashpjegueshme. "Bllokimi direkt i llogarisë është një hap shumë drastik pasi e pengon klientin të blejë edhe më tej në këtë platformë", shpjegon zëdhënësja e BVH. Nëse Amazon me këtë mënyrë sjellje mbron vërtet vetveten, është e paqartë.