1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Nobel në letërsi

dpa/M.Kelmendi10 Tetor 2013

Këtë të enjte (10.10) Akademia Suedeze i dha shkrimtares kanadeze Alice Munro Çmimin Nobel për letërsinë.

https://p.dw.com/p/19xVf
Alice MunroFotografi: PETER MUHLY/AFP/Getty Images

Çmimi Nobel për letërsi për këtë vit u fitua nga shkrimtarja kanadeze Alice Munro. Lajmin e bëri të ditur Akademia Suedeze në Stokholm. 82 vjeçarja është bërë e njohur me krijimet e saj në prozë të shkurtër. Autorja është „mjeshtre e tregimit të shkurtër bashkëkohor“, tha Peter Englund nga juria. Ajo e ka perfeksionuar këtë formë të veçantë rrëfimi. Nga veprat e saj të njohura veçohet „Vallëzimi i frymëve të bekuara“ (Tanz der seligen Geister), “Shpresat e vogla“ (Kleine Aussichten) ose “Hënat e Jupiterit“ (Die Jupitermonde). Çmimi, që ndahet nga Akademia Suedeze prej vitit 1901 për çdo vit, ka vlerë financiare prej 920.000 euro. Ceremonia e dorëzimit të çmimit bëhet më 10 dhjetor, në ditën e përvjetorit të vdekjes së Alfred Nobelit në Stokholm.