1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Albrecht: BE duhet ta njohë Palestinën

Friedbert Meurer18 Dhjetor 2014

Eurodeputeti i ekologjistëve Jan Philipp Albrecht kërkon njohjen e shtetit të Palestinës. Dëshira e palestinezëve ekziston kaherë dhe është e drejtë, tha Albrecht në një intervistë për Radion Kommbëtare Gjermane DLF.

https://p.dw.com/p/1E6Pw
Jan Philipp Albrecht
Jan Philipp AlbrechtFotografi: DW/A. Noll

Parlamentit Evropian votoi një rezolutë për njohjen e Palestinës, me 498 vota "pro" dhe 88 vota "kundër". Në votim morën pjesë 697 anëtarë të parlamentit, ndërsa 111 abstenuan. Deputeti ekologjist Jan Philipp Albrecht thotë se dëshira e palestinezëve ekziston kaherë dhe është e drejtë.

DLF: Friedbert Meurer: Në Parlamentin Evropian u votua rezoluta për njohjen e shtetit palestinez. A duhet ta njohë BE-ja shtetin e Palestinës?

Albrecht: Njohja është një hap shumë i rëndësishëm dhe një shenjë e vetëadminsitrimit palestinez si edhe e asaj që duhet të arrijmë në procesin e paqës. Ndaj rezoluta e PE paraqet një hap të rëndësishëm, por janë të nevojshme edhe negociatat e paqes. Duhet të kujdesemi që palët të rikthehen në tyrezën e bisedimeve për t'i zgjidhur çështjet e mbetura hapur.

DLF: Kompromisi parashikon edhe arritjen e përparimeve të mëdha që duhet të rezultojnë me njohjen e shtetit të Palestinës. Por ekologjistët kanë kërkuar që Palestina të njihet menjëherë. Mendoni edhe ju kështu?

Albrecht: Ne vërtetë kemi thënë se në shenjë presioni ndaj Izraelit, por edhe ndaj paletinezëve duhet të thuhet se ne e njohim këtë shtet. Kjo do të nënkuptonte që palët duhet të kryejnë sa më parë detyrimet e tyre dhe t'i sqarojnë raportet mes tyre përmes bisedimeve. Shumë ekologjistë mendojnë se duhet të shkohet në këtë drejtim.

DLF: Mendoni se njohja megjithatë do të shtyhet edhe shumë kohë?

Albrecht: Jo, nuk e besoj. Mendoj se njohja do të vijë dhe Palestina do të njihet edhe prej vendeve të tjera. Ekzistojnë shumë vende, të cilat mendojnë se kjo zgjedhje momentalisht nuk do ta zgjidhte konfliktin. Ndaj fillimisht duhet arritur një paqe të qendrueshme, që do të thotë se palestinezët duhet të kujdesen që të mos ketë akte dhune, ndërsa Izraeli duhet të njohë të drejtën e vetëadminstrimit të palestinezëve.

DLF: Situata mes Izraelit dhe palestinezëve është gjithnjë e më e rëndë. Shumë shpesh ka sulme dhe pasoja në njerëz të pafajshëm. Urrejtja e ka arritur një shkallë shumë të lartë. A e njihni dikë në Izrael që thotë se duhet të vendoset një shtet paletsinez?

Albrecht: Ka pjesë të shoqërisë izraelite që mendojnë kështu. Në Bashkimin Evropian duhet të tregohet më shumë kujdes, sepse në Izrael kemi së shpejti zgjedhje dhe ne duhet të kontakojmë njerëzit atje dhe t'u themi se ne jemi në anën e atyre që besojmë se Izraeli duhet të bashkëjetojë në paqe me shtetin e Palestinës.

DLF: A do të angazhohet më shumë BE-ja për zgjidhjen e problemeve në Lindjen e Mesme?

Albrecht: Po. PE do të dërgojë një sinjal se marrëveshja mes palëve të përçara dhe të futura në konflikt është e mundur. Palët duhet të gjejnë një zgjidhje, ndërsa ne duhet të dërgojnë një sinjal uniteti, në qoftë se duam të ndërtojmë urat mes këtyre vendeve.

Jan Philipp Albrecht
Jan Philipp AlbrechtFotografi: picture-alliance/dpa