1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Alarm për cilësinë e ushqimeve në Maqedoni

Fatos Musliu7 Mars 2013

Rasti i importimit të qumështit me elementë të dyshimtë kancerogjen nga një prodhues kroat i ka alarmuar institucionet përgjegëse për cilësinë e ushqimeve në Maqedoni.

https://p.dw.com/p/17spa
ARCHIV - Ein Kind trinkt in Düsseldorf ein Glas Milch (Archivfoto vom 10.01.2006). Mehr als 3500 Höfe in Niedersachsen sind mit hochgiftigem Futtermittel aus Serbien beliefert worden. Der Mais ist mit dem Schimmelpilzgift Aflatoxin B1 kontaminiert. Er wurde von Futtermittelherstellern zu Futter für Schweine, Rinder und Geflügel verarbeitet. Schon geringe Höchstmengenüberschreitungen im Futtermittel könnten zum Beispiel zu einer kritischen Belastung von Rohmilch führen. Foto: Martin Gerten dpa (Zu dpa 0145 vom 01.03.2013) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Analizat labaratorike të kryera në Maqedoni në prodhimet e qumështit të importuar nga Kroacia të firmës “Dukat” kanë provuar rritjen e aflatoksinit M1. Agjencia për ushqim dhe veterinari në bashkëpunim me Fakultetin e Veterinarisë në analizat e bëra kanë konstatuar prezencën e aflatoksinit M1 me vlerë mesatare prej 0,152 mikrogram për kilogram. Këto rezultate janë evidentuar në mostrat e marra nga 360 litra të prodhuesit kroat të qumështit “Dukat”. Me urdhër të Agjencisë për ushqim dhe veterinari dërgesa e këtij qumështi është asgjësuar dhe për një periudhë është dhënë urdhër për ndalimin e importimit të prodhimeve nga fabrika kroate.

Agjencia e Produkteve Ushqimore ka marrë vendim të ri, i cili është i detyrueshëm për të gjithë distributorët, që realizojnë importin e prodhimeve të qumështit. Sipas kësaj rregulloreje nuk lejohet të dalë në tregun e shitjes qumështi pa siguruar, se cilësia e tij u përgjgijet standardeve për ushqimin. Të gjitha fabrikat e qumështit duhet të posedojnë dëshminë se qumështi është analizuar dhe se nuk përmban aflatoksinë përtej kufirit maksimal të lejueshëm prej 0,05 mikrogram për kilkogram. Drejtori i Agjencisë së Produkteve Ushqimore, Dejan Runtevski, shprehet se janë përforcuar edhe monitorimet ndaj qumështit të papërpunuar vendas. “Në asnjë mostër të qumështit të papërpunuar që është marë nga të gjitha rajonet e vendit nuk është konfirmuar prani e palejueshme e afla toksinës. Ne vazhdojmë kontrollin e reptë edhe të importit të qumështit nga jashtë”, thotë Runtevski.

Në 25 mostrat që janë marë për sondazh nga qumështi , jogurti dhe prodhimet e qumështit është konstatuar se nuk ka prani aflatoksine mbi sasinë maksimale të lejueshme, sipas parashikimit në rregulloren për sigurinë e ushqimeve.

Sa të mjaftueshme  janë rregulloret për cilësinë e ushqimit?

Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Lupço Dimovski  në Maqedoni përveç qumështit të importuar kontrollohet rregullisht edhe ushqimi i importuar për bagëtinë, veçanësrisht nga vendet fqinje.

“Kryhet kontroll në çdo prodhim ushqimor dhe bujqësor të importuar, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i konsumatorëve në vendit”, shprehet ministri Dimovski.

Në Maqedoni ekzistojnë dhjetra agjenci dhe një sërë ligjesh përmes të cilave duhet të mbrohen konsumatorët nga cilësia e prodhimeve ushqimore, që lenë pë të dëshiruar. Por edhe pse ka kontrolle rigoroze në raftet e dyqaneve gjenden edhe prodhime me cilësi të dyshimtë. Inspektorët e Agjencisë së Produkteve Ushqimore pas vizitave në dyqanet, ku bëhet shitja e mishit kanë vënë re mungesën e deklaratës për prejardhjen dhe llojin e mishit si dhe detajet se në cilën fermë është mbajtur bagëtia. “Nga 111 dyqane të inspektuara në 74 prej tyre është vërejtur mungesa e deklarimit përkatës për prodhimin e shitur. Sipas rregullores, shitësi e ka të detyrueshme t'i sigurojë informacionet e duhura për konsumatorin, për prodhimin që ai  e blen”,  thotë drejtori i Agjencisë së Ushqimit Dean Runtevski.

Nëse shitësit e prodhimeve të mishit nuk i shmangin mangësitë në afatet që iu janë dhënë nga inspekorët, atyre mund t'u shqiptohet kallëzim për kundërvajtje. Dënimet e parashikuara për raste të tilla janë nga 2 mijë deri në 5 mijë euro gjobë, ndërsa dënimi më i rëndë parashikon hqjen e licencës dhe mbylljen e dyqanit. Së shpejti në Maqedoni do të hyjë në fuqi edhe rregullorja për mishin e ngrirë dhe produktet e mishit.

Fotolia #42511997
Fotografi: Fotolia

Mungesë informacioni për konsumatorët

Qytetarët janë tejet të indinjuar me informacionin, se në Maqedoni nuk ka siguri për prodhimet  ushqimore të importuara.

“Si mund ta mbaj unë përgjegjësinë si nënë, a duhet ta kontrolloj unë qumështin? Unë jam e detyruar të blej qumësht, sepse kam foshnje dhe në shtëpi nuk kam lopë”, thotë e indinjuar një nënë, e cila del nga dyqani me disa litra qumësht të blerë.

“Po blej vetëm prodhime vendase. Deri më tani kam përdorur qumështin e importuar nga Sllovenia dhe Kroacia, por tani kam frikë dhe përdor atë dhe blej qumësht vetëm nga Maqedonia”,  thekson një qytetare tjetër.

Boris  Anakiev ekspert i industrisë ushqimore thotë për prodhimet me cilësi të dyshimtë në treg përgjegjësia kryekëput u mbetet institucioneve, që nuk zbatojnë rregullat ligjore për mbrojtjen e konsumatorit prej produkteve ushqimore me cilësi të dyshimtë.

“Ne jemi të pa disiplinuar, të pandërgjegjshëm, bëhen lëshime nga institucionet përkatëse dhe askush nuk e merr përgjegjësinë. Pse askush nuk ka bërë analiozën e qumështit që ka pasur përmbajtje aflatoksine, por kjo u bë e ditur pasi u dha alarmi,” tërheq vëmendjen Anakiev.

Organizatat jo qeveritare për mbrojtjen e konsumatorëve disa herë u kanë kërkuar institucioneve vendase të bëjnë analizë krahasuese të të gjitha prodhimeve ushqimore që vijnë nga jashtë. Për kryetaren e Organizatës për mbrojtjen e konsumatorëve Mirjana Llonçar, problemi qëndron tek mungesa e standardeve dhe normave që aplikohen në Maqedoni. “Në vendet e rajonit nuk ekziston harmonizim i legjislaturës për cilësinë e ushqimit. Standardet dhe normat nuk janë të njëjta ndaj kur importohen prodhimet ushqimore siç është rasti me qumështin dhe mishin, ato nuk janë kompatibël me standardet e Maqedonisë. Këtë kaos fatkeqëisht po e paguajnë konsumatorët”, thotë Llonçar.

Në Maqedoni  aktualisht vetëm fakulteti i veterinarisë mjekësore disponon laboratorë të akredituar për analizën e ushqimit sipas standardeve të BE-së.