1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aktivistët e klimës paralizojnë aeroportet në Gjermani

15 Gusht 2024

Aktivistët e "Brezi i fundit" kanë penguar masivisht trafikun ajror në Gjermani të enjten në mëngjes. Në aeroportet Köln-Bonn, Berlin dhe Nuremberg u ndërprenë përkohësisht fluturimet.

https://p.dw.com/p/4jTvv
Aksion proteste në Aeroprtin e Shtugartit
Aksion proteste në Aeroprtin e ShtugartitFotografi: Marius Bulling/dpa/picture alliance

Vetë organizata aktivistes e klimës, "Brezi i fundit" bëri të ditur, se nga dy aktivistë të saj kanë depërtuar në aeroporte brenda territorit të fluturimit të avionëve. Edhe në aeroportin e Shtugartit është përgatitur një aksion proteste. Sipas organizatës bëhet fjalë për një "rezistencë paqësore", dhe se nuk janë prekur pistat e ngritjes dhe zbritjes së avionëve, por anëtarët e saj janë ngjitur në pista të tjera ku lëvizin avionët.

Një zëdhënës i aeroportit Köln-Bonn tha, se disa persona ishin futur në territorin e aeroportit ku kryhen fluturimet. Policia federale bëri fjalë për tre persona, që kishin depërtuar në aeroport. Sipas të dhënave të policisë ishte prerë një gardh rrethues i aeroportit.

Pritet gardhi pranë Aeroportit Köln-Bonn
Pritet gardhi pranë Aeroportit Köln-BonnFotografi: Benjamin Westhoff/dpa/picture alliance

Kurse puna në aeroportin BER në Berlin ka rifilluar, bëri të ditur radioja rbb. Protestuesit janë larguar nga territori i aeroportit dhe janë ndaluar përkohësisht nga policia. Ata duhet të llogarisin me padi për prishje të rendit publik, dëmtime dhe ndërhyrje e rrezikshme në trafikun ajror.

Bllokim i Aeroportit Këln-Bonn, 24 korrik 2024
Bllokim i Aeroportit Këln-Bonn, 24 korrik 2024Fotografi: uncredited/dpa/picture alliance

Së fundmi ka pasur disa protesta të "Brezit të fundit" në aeroportet gjermane, edhe në Frankfurt mbi Main, Lajpcig, Dortmund. Protesta e aktivistëve të klimës drejtohet kundër përdorimit të lëndëve djegëse fosile. Ata kërkojnë kthesën nga burimet fosile deri në vitin 2030.

Aktivistët e klimës bllokojnë rrugën, maj 2024
Aktivistët e klimës bllokojnë rrugën, maj 2024Fotografi: Andreas Stroh/IMAGO IMAGES

la/tgsch