1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aksident i rëndë në Bullgari - dhjetëra të vdekur

23 Nëntor 2021

Një autobus me udhëtarë është aksidentuar rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje. Njoftohet për dhjetëra të vdekur me origjinë kryesisht nga Maqedonia e Veriut. Dyshohet se shumë prej tyre janë shqiptarë.

https://p.dw.com/p/43MPF
Bulgarien | Busunfall
Fotografi: BGNES

Sipas një raporti të agjencisë zyrtare bullgare të lajmeve BTA, të paktën 46 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë autobusi në Bullgari. Aksidenti ka ndodhur të martën pak pas mesnate në autostradën Struma rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje, njofton BTA, duke cituar Ministrinë e Brendshme. Mes viktimave ka edhe fëmijë. Disa të plagosur u dërguan në një spital në Sofje.

Shkaku i sakt ende nuk dihet

Bulgarien | Busunfall
Fotografi: BGNES

Sipas informacioneve të deritanishme, autobusi kishte përplasur një parmakë mbrojtëse pak pas orës 2 të natës (03:00 CET) për arsye që ende nuk dihen dhe më pas u rrokullis. Sipas gjetjeve fillestare, numri i të mbijetuarve është kaq i vogël, por shkak se autobusi është përfshirë nga flakët. Është ende e paqartë nëse ai ka marrë flakë para aksidentit apo si pasojë e rrokullisjes.

Në autobus ndodheshin gjithsej rreth 50 pasagjerë dhe dy shoferë, raporton radioja shtetërore duke iu referuar policisë. Shumica e viktimave thuhet se janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Sipas BTA, autobusi ishte i regjistruar në Shkup, kishte ardhur në Bullgari nga Turqia dhe ishte nisur për në Maqedoninë e Veriut. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Bulgarien | Busunfall
Fotografi: BGNES

Xhaçka: 45 vitkima janë shqiptarë 

Kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Stefan Janev, ka kontaktuar përmes telefonit kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Janev ka bërë të ditur se do të vizitojë edhe vendin e aksidentit. Deri tani nuk dihet asgjë për origjinën e udhëtarëve.

Ndërsa ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, për mediat lokale ka deklaruar se 45 viktima nga aksidenti tragjik në Bullgari janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Këto të dhëna ende nuk janë konfirmuar, 

bc/as/nob (dpa, rtr)