1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Akademia mbretërore suedeze e shkencave ndan sot çmimin nobel për kiminë

10 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bodt

Akademia mbreterore suedeze e shkencave bën sot të ditur çmimin nobel për kiminë. Të martën në Stokolm u nderuan me çmimin nobel për fizikën shkencëtari gjerman Peter Grynberg (Grünberg) dhe ai francez Albert Fert. Ata u shpërblyen për zbulimin e një efekti magnetik, pa të cilin sot nuk mund të punojë asnjë kompjuter. Zbulimi i këtyre shkencëtarëve ka mundësuar zmadhimin e jashtëzakonshëm të memorjes kompjuterike. Grünberg dhe Fert e kanë zbuluar këtë efekt që në vitin 1988, pavarësisht nga njëri tjetri. Shitja e këtij zbulimi në treg ka arritur vlerën prej miliarda eurosh. Ndërsa çmimi Nobel shoqërohet me 1,1 milionë euro.