1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Afganistan: Vazhdon kërkimi i të mbijetuarve pas tërmetit

9 Tetor 2023

Pas serisë së tërmeteve të rënda (7.10.2023) në perëndim të Afganistanit vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve të mundshëm dhe trupave nën rrënoja. Furnizimi i njerëzve në zonat e prekura ecën me vështirësi.

https://p.dw.com/p/4XJXe
Ndihmësit kërkojnë nëpër rrënojat e shtëpive e prej qerpiçi për të mbijetuar
Ndihmësit kërkojnë nëpër rrënojat e shtëpive e prej qerpiçi për të mbijetuarFotografi: Muhammad Balabuluki/Middle East Images/AFP/Getty Images

Shumë vullnetarë janë angazhuar në kërkimin për të mbijetuar mes rrënojave të tërmetit shkatërrimtar si dhe për furnizimin e popullsisë së mbetur të pastrehë në fshatrat e prekura në perëndim të Afganistanit. "Shumë kanë ardhur nga zona të largëta për të ndihmuar në gjetjen e të mbiejtuarve dhe nxjerrjen e trupave të tjerë nga rrënojat", tha një banor i fshatit Kashkak.

Në fshatrat në veriperëndim të kryeqytetit të provincës Herat shtëpitë shpesh janë të ndërtuara me qerpiç ndaj shumica e tyre janë shkatërruar tërësisht prej tërmetit. Me kamionë ndihmësit kanë sjellë ushqime, çadra dhe batanie në zonat ku depërtohet me vështirësi rreth 30 km në veriperëndim të Heratit.

Çarje gjigante në murin e një shtëpie, së cilës i mugnon çatia dhe një mur.
Çarje gjigante në murin e një shtëpie, së cilës i mugnon çatia dhe një mur.Fotografi: Omid Haqjoo/AP/dpa/picture alliance

Ky rajon të shtunën (07.10.2023) u godit nga një tërmet i fuqishëm 6,3 ballë shoqëruara me lëkundje të shumta pasuese. Të hënën një tjetër tërmet prej 4,9 ballësh goditi zonat në veriperëndim të Afganistanit. Epiqendra ishte 33 km në veriperëndim të kryeqytetit të provincës Herat, vuri në dukje qendra e matjeve sizmike e SHBA-së, USGS. Një mjek në spitalin e urgjencës në Herat tha, se ende nuk ka njoftim për të plagosur. Tërmeti i së hënës ka qenë megjithatë mjaft intensiv. Shumë njerëz janë ende në shok. Ata e kanë kaluar natën jashtë.

Edhe kjo shtëpi në Herat është tashmë e pabanueshme
Edhe kjo shtëpi në Herat është tashmë e pabanueshmeFotografi: Muhammad Balabuluki/Middle East Images/AFP/Getty Images

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve, sipas autoriteteve lokale dhe qeverisë së Talibanëve në Kabul, është ende me të dhëna të ndryshme. Ministria për Ndihmën ndaj Katastrofave të dielën u shpreh për mbi 2400 viktima, ndërsa mëse 2000 të tjerë janë plagosur. Shmë njerëz në zona të ndryshme kanë mbetur të pastrehë.

Afganistani ndodhet gjithësesi në një krizë të vështirë humanitare, sepse pas marrjes së pushtetit nga Talibanët në gusht 2021 shumë organizata të ndihmës janë larguar nga vendi. Provinca e prekur nga tërmeti, Herat, në kufi me Iranin vuan gjithashtu prej vitesh nga thatësira, që ka rënuar shumë bujq nëpër fshatra.

se/fab (afp, kna, epd)