1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A bëhesh i varur prej kafesë?

24 Prill 2024

Kafeja është një substancë që të jep kënaqësi, të nxjerr gjumin dhe i bashkon njerëzit në një tryezë. Por kofeina që përmban kafeja është droga më e preferuar me efekt psikoaktiv.

https://p.dw.com/p/4f6w2
Kofeina si të gjitha substancat psikoaktive çliron hormonin e lumturisë dopamin.
Kofeina si të gjitha substancat psikoaktive çliron hormonin e lumturisë dopamin.Fotografi: Martina Raedlein/picture alliance

Një filxhankur zgjohesh në mëngjes. Një takim me kolege e kolegë apo miq. Kafeja të shlodh, të jep energji dhe shërben si një komponent social. Shkurt: Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, "Kafeja definitivisht të bën të varur",thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog dhe autor i librit "E vërteta për drogën tonë".

Shumë studime arrijnë pikërisht në ktë konkluzion, se përse çrregullimi nga konsumi i kofeinës (caffeine use disorder) ndërkohë është një diagnozë e njohur nga mjekësia.

Mbledhja e kafesë në Peru
Mbledhja e kafesë në PeruFotografi: Carolina Peralta

Eshtë e mundur, që konsumi vitet e ardhshme do të bjerë, sepse ndryshimi i klimës po kërcënon prodhimin e kafesë dhe kultivimin duke bërë që çmimet të rriten. Deri tani tendenca megjithatë po shkon në një drjetim tjetër.

Në Luksemburg në vitin 2023 është pirë më shumë kafe se kudo tjetër me një sasi prej 8,5 për person. Në Gjermani kuota ka qenë 4,8 kg për frymë dhe në Brazil 4,5 kg.

Çfarë përmban kafeja dhe cili është efekti i kofeinës në organizëm?

15 deri në 30 minuta pas ngllënjkës së parë të kafesë kofeina që ajo përmban ka arritur në tru. "Atje ajo lidhet me receptorët e adenozinës", thotë Schleh.

Adenozina bllokon çlirimin e hormoneve gjallëruese si dopamin ose noradrenalin. "Adenozin luan rolin e një ninulle në tru. Ne ndihemi të lodhur dhe të përgjumur", shpjegon Schleh.

Kafe me sheqer
Kafe me sheqerFotografi: juanbuades/Panthermedia/IMAGO

Kofeina bllokon receptorët e adenozinës dhe kësisoj e zëvendëson atë. Efekti qetësues dhe përgjumës i molekulës sinjalizuese deaktivizohet. Thënë ndryshe: Kush pi kafe, rri zgjuar.

"Kafeja nxit qarkullimin e gjakut dhe të bën më aktiv e të jep energji duke u të bërë kësisoj edhe më efikas", thotë Schleh për efektet e bukura të pirjes së kafesë.

Kur bëhet fjalë për varësi nga kafeja?

Kofeina është droga psikoaktive më e konsumuar në botë, thuhet në një analizë përmbledhëse të revistës Psychopharmacology. 

Si shumë substanca psikoaktive edhe kafeja rrit çlirimin e dopaminës. Dopamina ka efekt pozitiv e nxit trupin dhe për këtë arësye njihet edhe si hormoni i lumturisë. Adenozina e pengon çlirimin e dopaminës, sapo ajo lidhet me receptorët. Nëse ato pushtohen nga kofeina, hormoni lumturisë mbetet i pafrenuar në nivel të lartë.

Kancelari gjerman Scholz duke pire kafe
Kancelari gjerman Scholz duke pire kafeFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Por kjo ka edhe pasoja në organizëm: "Nëse pini shumë kafe, krijohen receptorë të mëtejshëm adenozine", thotë Schleh. Kjo do të thotë: Nëse nuk merr më kafe, adenozina papritur ka shumë receptorë lidhës. Pasoja janë lodhje e madhe dhe gjendje e acaruar. Këto janë simptomat e mungesës së kofeinës. Të tjera simptoma janë: dhimbje koke, vështirësi në përqendrim, lodhje, gjendje dëshpërimi.

"Ndjenja e bukur e shlodhjes gjatë pirjes së kafesë së mëngjesit vjen edhe sepse ne me këtë zbehim simptomat tona të tërheqjes së kofeinës", thotë Schleh.

Eshtë kafeja e shëndetshme apo jo?

Edhe pse kofeina në kafe ka potencialin të të bëjë të varur, një konsum i moderuar i kafesë nuk e dëmton një organizëm të shëndetetshëm tek të rriturit. "Doza është ajo që krijon helmin", thotë toksikologu Schleh. 

Autoriteti Europian për Sigurinë e Ushqimeve (EFSA) rekomandon një sasi kofeine prej 400 mg të shpërndarë gjatë ditës. Kjo i përgjigjet në varësi të madhësisë nga dy filaxhana deri në pesë në ditë. Gjatë shtatëzanisë gratë nuk duhet ta tejkalojnë sasinë e 200 mg kofeinë në ditë.

Kafe me qumësht
Kafeja të shlodh, të jep energji dhe shërben si një komponent socialFotografi: grafvision/Panthermedia/IMAGO

Brenda normës kafeja ka edhe efekt pozitiv për shëndetin, rrallëherë ajo lidhet me diabetin tip 2, me sëmundjet e zemrës, kancerin e mitrës apo të melçisë, parkinsonin apo depresionet.

Kush shfaq simptoma të tilla si dridhjeje, djersitjeje apo gjendjeje depresive prrej mungesës së kafesë, ndër të tjera mund të vuajë nga varësia prej kofeinës. Meqënëse prej shumë kohësh nuk njihej kofeina si lëndë që të bën të varur, të prekurit nga këto simptoma shpesh nuk merren seriozisht.

Carsten Schleh rekomandon të gjithë, që e tejkalojnë normën e këshilluar ditore të kofeinës, që ta pakësojnë sasinë e kafesë gradualisht. "Kofeina është një drogë e padëmshme."