1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Histori

80-vjetori i D-Day

6 Qershor 2024

80 vjet më parë me zbarkimin e trupave aleate në Normandi, ushtarë nga 14 vende bashkarisht i dhanë goditjen e fortë trupave të Hitlerit në Luftën e II Botërore. Për këtë arsye 6 qershori 1944 u quajt D-Day.

https://p.dw.com/p/1CDS6
Fotografi: Getty Images

Çlirimi erdhi nga ajri. Pak pas mesnatës së 6 qershorit të vitit 1944, kontigjentet e parë të trupave aleate zbarkuan në Normandi. Ata ishin 24.000 parashutistë që kishin si detyrë, që para se të fillonte në të gdhirë zbarkimi i trupave nga deti, të vinin nën kontrollin e tyre ura dhe pika të rëndësishme rrugore dhe të vendosnin sinjale drite për forcat ajrore. Por plani nuk funksionoi sipas parashikimeve. Era e fortë i shtyu parashutistët thellë në brendësi të Francës dhe vetëm një e dhjeta e tyre arriti në kohë në zonën e frontit. Ky sulm i gjeti gjermanët në befasi. Edhe në orën dy të natës gjeneralët e trupave gjermane të dislokuara në zonën e Atlantikut vlerësonin se situata ushtarake qe jo e rrezikshme. Në një bisedë telefonike me Berlinin ata njoftuan se lajmet për zbarkim ajror janë "të ekzagjeruara" dhe se situata është e qetë.

MONTAGE Saint Marie du Mont Frankreich D-Day damals und heute
Fotografi: Getty Images

Manovër mashtruese

Në fakt gjendja ishte ndryshe. Në brigjet e Anglisë qe grumbulluar në orët e mbrëmjes së 5 qershorit një armatë e tërë, që është dhe armata më e madhe e forcave detare dhe ajrore në historinë e luftërave. Duke shfrytëzuar errësirën e natës armata u nis në drejtim të brigjeve franceze. 

Dita vendimtare

Në orën 6.30 - pak pas lindjes së diellit - në muzgun e mëngjesit të datës 6 qershor në brigjet e Francës u shfaqën luftanijet e para amerikane. Ato filluan menjëherë sulmin me artileri të rëndë ndaj fortifikimeve gjermane. Një orë më vonë zbarkuan njësitë britanike, kanadeze dhe franceze, që të mbështetura ndër të tjera nga luftanija polake "Dragon" sulmuan në një brez bregdetar prej rreth 80 kilometrash, i cili u shndërrua në një kohë shumë të shkurtër në një fushë të përgjakshme beteje me shumë të vdekur."

Bildergalerie D Day Aktuell Prinz Charles
Fotografi: Reuters

4.200 varka zbarkimi, 1.200 luftanije, 155.892 ushtarë të vendeve aleate nga 14 kombe ishin në veprim në D-Day të mbështetur nga ajri prej avionëve ushtarakë. Kombet më të vogla u inkuadruan në trupa ushtarake të përziera. Shumica e varkave të zbarkimit i përkisnin Marinës Mbretërore Britanike.

Humbjet më të mëdha

D-Day është ndër ditët e Luftës II Botërore dita, në të cilën amerikanët dhe kanadezët pësuan humbjet më të mëdha, thotë historiani Peter Lieb. Në orët para të sulmit gjetën vdekjen më shumë se 50% e ushtarëve, për shkak se shumë u mbytën, i zuri deti dhe nuk ishin në gjendje të mbroheshin, pra u vranë, apo sepse tanket ngecën në rërë."

Nga dreka gjermanëve iu mbaruan municionet dhe për këtë shumica e fortifikatave të murit mbrojtës të Atlantikut ranë brenda disa orësh në duart e trupave aleate. Megjithatë përparimi i trupave aleate në brendësi të Francës nuk qe i lehtë. Dhe Charle De Gaulle arriti të marshonte me një divizion tankesh në Parisin e çliruar vetëm më 25 gusht.

Beteja e Normandisë u kurorëzua në fund me fitore, por edhe me humbje të mëdha jetësh njerëzore. Ajo mbetet një moment kyç në historinë e luftës kundër Gjermanisë naziste në dy fronte, e cila u vendos edhe në frontin lindor.