40 vjet burgim për disa nga atentatorët e Madridit
31 Tetor 2007Reklamë
Tre vjet e gjysmë pas akteve terroriste ndaj katër trenave në Madrid Gjykata Kombëtare e Spanjës shpalli vendimet për dënimin e atentatorëve dhe të ndihmësve të tyre. Në procesin për atentatet e Madridit të vitit 2004 21 nga 28 të akuzuarit u shpallën fajtorë. Tri nga dorasit, dy marokenë dhe një spanjoll morën më shumë se 30.000 vjet burg. Sipas ligjeve spanjolle kjo do të thotë që ata duhet të rrinë 40 vjet në burg.