1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

1,15 miliardё euro - Dita e solidaritetit me Shqipёrinё

17 Shkurt 2020

Asnjёherё mё parё nuk janё mbledhur kaq fonde nё formё grantesh e kredish nё ndihmё tё Shqipёrisё si kёsaj here nё Konferencёn e Donatorёve nё Bruksel. Nё sinjal inkurajues pёr shqiptarёt, se Europa nuk i harron.

https://p.dw.com/p/3XubU
Donation Konferenz für Albanien organisiert von der EU Kommission (Together for Albania
Fotografi: DW/A. Bajrami

17 shkurti mund tё quhet dita e solidaritetit tё Europёs me Shqipёrinё. Asnjёherё mё parё nuk ishin bёrё bashkё kaq krerё shtetesh, ministra e pёrfaqёsues nga BE, si nё Konferencёn Ndёrkombёtare tё Donatorёve tё hёnёn nё Bruksel pёr tё mbledhur fonde pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit.

Solidaritet me Shqipёrinё

Konferenca “Sё bashku pёr Shqipёrinё” e organizuar nga Komisioni Europian nёn drejtimin e vetё presidentes sё KE, Ursula von der Leyen dhe presidentit tё Kёshillit tё BE, Charles Michel kishte njё synim. “Sot ёshtё dita qё tё tregojmё solidaritet ndaj shqiptarёve”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nё fjalёn e hapjes. Populli shqiptar e di, se e ka vendin nё familjen europiane, tha ajo, duke kujtuar tёrmetin e 26 nёntorit. “Shqipёria vetёm nuk ka shpatulla ta pёrballojё kёtё barrё”, por ne jemi kёtu qё tё themi, se do t’i qёndrojmё pranё Shqipёrisё, premtoi von der Leyen.

“Jemi tё gjithё njё familje e madh europiane”, tha presidenti i Kёshillit tё BE, Charles Michel. Me kёtё konferencё, ne duam tё themi, se shqiptarёt nuk “janё fqinj tё largёt tё BE, por pjesё integrale e kontinentit tonё.”

Brüssel von der EU Donations Konferenz für Albanien
Presidentja e KE, Ursula von der LeyenFotografi: DW/A. Bajrami

Katёr orё konferencё - por 1,15 miliardё euro tё mbledhura nё formё grantesh dhe kredish pёr Shqipёrinё nga vende tё BE e nga bota. 400 milionë euro janë grante, pjesa tjetër kredi. Kur komisioneri i BE-sё pёr zgjerimin, Oliver Varhelyi lexoi shumёn e mbledhur, tha se kjo ishte pёrtej pritshmёrive. “Kjo ёshtё njё pёrpjekje e pёrbashkёt dhe falёndёroj tё gjithё kontribuesit.”

Fonde nga Europa dhe Ballkani

Gjermania, donatore kryesore nё Shqipёri ishte ndёr vendet e para qё i ofroi ndihmё tё menjёheshme teknike Shqipёrisё pas tёrmetit. Nё Konferencёn e Donatorёve ky vend dha njё kontribut prej 11 milionё eurosh pёr rikuperimin e dёmeve tё tёrmetit. Ministri i Jashtёm francez, Le Drian, i pranishёm nё konferencё nёnshkroi me kryeministrin, Edi Rama marrёveshjen pёr kushtet e krijimit tё Agjencisё Franceze tё Zhvillimit nё Shqipёri, njё agjenci qё do tё monitorojё e ndihmojё nё realizimin e projekteve nё vlerё 100 milionё euro.

Edi Rama, Premierminister Albanien
Fotografi: DW/A. Bajrami

Po ashtu Franca ofroi 60 milionё euro kredi. Ministri i Jashtёm i Italisё, Luigi di Maio bёri tё ditur, se janё identifikuar burimet financiare pёr 65 milionё euro ndihmё Shqipёrisё. Holanda ofroi 3 milionё euro, po ashtu shumё vende tё tjera europiane dhanё kontributet e tyre financiare. Peshёn mё tё madhe nё shumёn e fondeve tё mbledhura e mbajnё Banka Europiane e Investimeve, Banka Europiane pёr Zhvillim e Banka Botёrore, qё ofruan disa qindra milionё euro nё formё kredish e grantesh pёr Shqipёrinё.

Por kjo konferencё mund tё quhet edhe dita e solidaritetit fqinjёsor ballkanik. Kosova, qё dha ndihmёn e parё tё shpejtё dhe mbёrriti me forca shpёtimi brenda pak orёsh mё 26 nёntor, ofroi njё shumё ndihme prej 200.000 eurosh, krahas shumёs sё parё prej 500.000 eurosh. Kurse presidenti i Malit tё Zi, Milo Gjukanoviq, pjesёmarrёs nё konferencё bёri tё ditur se Mali i Zi do tё japё 500.000 euro ndihmё financiare. Kryeministrja serbe, Ana Brnabic premtoi nga Serbia njё grant prej 2 milionё eurosh. Premtime pёr ndihma nё forma tё ndryshme erdhёn edhe nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania e Greqia.

Milva Ekonomi, PDNA Albanien
Milva EkonomiFotografi: DW/A. Bajrami

BE do tё jetё e pёrfshirё nё implementim

Me sa duket delegacioni shqiptar nё konferencё nuk e kishte pritur mbledhjen e njё shume tё tillё. Koordinatorja e programit kombёtar tё rindёrtimit, Milva Ekonomi, tha pёr pёr Deutsche Wellen menjёherё pas konferencёs, se “kur lexoi komisioneri shumёn, m’u mbushёn sytё me lot. Ishte njё gёzim i paparё.” Habinё nuk e fshehu as kryeministri Rama, qё tha se sot flisnim mё parё me njёri-tjetrin se si do tё ishte rezultati i konferencёs. “Thamё, nёse do tё mblidhet 40% e shumёs sё nevojshme do kthehemi pa ankth, nёse mblidhen 50% e shumёs atёherё do ndjehemi tё suksesshёm, çdo gjё pёrtej 50%, nёse do ndodhte do ishte magjike.”

Oliver Varhelyi, EU Kommissionär
Oliver VarhelyiFotografi: DW/A. Bajrami

Megjithatё pas gёzimit pёr mbledhjen e parave nё deklaratat e pёrfaqёsuesve tё BE mund tё lexoje edhe sinjalin paralajmёrues pёr Shqipёrinё. Paratё duhet tё shkojnё nё vendin e duhur, dhe se duhet tё sigurohet transparencё nё pёrdorimin e tyre dhe llogaridhёnie. Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha pёr Deutsche Wellen, se implementimi do tё jetё çelёsi. “Korrupsion nuk do tё ketё dhe nuk do tё lejojmё tё ketё. Ne do tё  jemi tё pёrfshirё nё implementim.”

 

 

 

 

 

Lindita Arapi, me xhaketë rozë dhe bluzë të zezë
Lindita Arapi Gazetare, moderatore, autore, shkrimtare