1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

11 vjet burg për të kthyerin nga Siria

Hans Pfeifer16 Korrik 2015

Xhihadisti Harun P. u dënua në Mynih për vrasje. Ai kishte marrë pjesë në sulmin kundër një burgu në Siri. Ai e pranoi fajësinë para gjykatës dhe tregoi për shokët e tij.

https://p.dw.com/p/1FzB2
Fotografi: Reuters/M. Rehle

Sulmi ishte i planifikuar mirë. 1600 xhihadistë sulmuan në shkurt të vitit të kaluar burgun qendror të qytetit verior sirian të Aleppos. Ata ishin të pajisur me tanke dhe mitralozë të rëndë. Dy mbikëqyrës dhe pesë të burgosur gjetën vdekjen.

Një nga sulmuesit ishte Harun P. Ai luftonte për grupin terrorist Junud al-Shamit, një konkurrent i Shtetit Islamik. Kur afgani u përpoq një vit më vonë për t'u kthyer në Gjermani, u arrestua në Pragë.

Historia e Harun P. vazhdon në një burg gjerman. Sepse Gjykata e Lartë Rajonale në Mynih e ka dënuar gjermanin 27-vjeçar të mërkurën me njëmbëdhjetë vjet burg, për anëtarësim në një organizatë terroriste dhe tentativë vrasjeje gjatë sulmit në Aleppo. Ky është dënimi i parë me burgim afatgjatë kundër një të kthyeri nga Siria në Gjermani. Gjykimi i ashpër ka për qëllim që të largojë mbështetësit e rinj nga terrori.

Rast fatlum për organet e sigurisë

Të dhënat e tij të sakta lidhur me përgjegjësitë dhe pozicionet hierarkike brenda organizatës terroriste Junud al-Sham kanë mundur tashmë të përdoren në dy procese të tjera terroriste. Ekspertët e sigurisë gëzohen, një rrëfim i tillë i plotë i një xhihadisti gjerman është i pashembullt. Dhe informacionet duhet t'i japin akuzës shumë material për procedura të tjera penale.

Prozess gegen mutmaßlichen Terrorhelfer Harun P.
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Widmann

Gjermania po përjeton një valë të vërtetë të proceseve kundër terroristëve të kthyer nga Siria. Vetëm gjatë këtij viti prokurori i përgjithshëm federal ngriti padi kundër 23 meshkujve. Vendimet priten.

Procese të tjera kundër të kthyerve nga Siria

Historitë e xhihadistëve të akuzuar kanë shumë ngjashmëri: Shumica e burrave janë të rinj, që kanë emigruar në Gjermani dhe janë radikalizuar dikur këtu. Në xhihad ata kanë shkuar zakonisht nëpërmjet Turqisë. Pas mbërritjes në zonën e luftës në Siri ato kanë kryer fillimisht një përgatitje ushtarake. Sipas akuzave ato kanë kryer shumë funksione: si luftëtarë, kontrabandistë, korrierë parash, apo prodhues të videove propagandistike.

Ekspertët e sigurisë presin që vala e proceseve të rritet. Sepse me njohuritë e reja të fituara nga proceset aktuale shtohen gjasat për padi të reja.

Të zhgënjyer nga xhihadi?

Magjepsja nga xhihadi në Gjermani dhe në Evropë për momentin duket të jetë e pandërprerë. Enti federal i kriminalistikës supozon se 700 gjermanë janë larguar nga vendi për të shkuar në organizatat e ndryshme terroriste në zonën siriane dhe irakiane të luftimeve. Rreth 230 xhihadistë duhet të jenë kthyer përsëri në Gjermani. Shumë prej tyre duhet të kenë kryer edhe vepra penale. Por kush bie në kthetrat e policisë, thekson shpesh herë, se ka dashur të japë "vetëm ndihmë humanitare".

Për motivet, se përse këta njerëz kthehen në Gjermani, policia dhe shërbimet e fshehta dinë deri tani pak. Disa duket se janë të traumatizuar nga mizoria e luftës, të tjerët të zhgënjyer nga e përditshmja e jetës si xhihadist. Shqetësimi më i madh i ekspertëve të sigurisë është pyetja, se sa të kthyer vazhdojnë të jenë aktivë për xhihadin. Sepse xhihadistët aktivë mbeten edhe në burg të rrezikshëm. Atje ata gjejnë lehtë pre: Të rinj pa bazament, që mund të entuziasmohen për aventurën xhihad.

Syrien IS-Kämpfer
Fotografi: picture-alliance/Balkis Press

Zbutje e dënimit

Harun P. s'mund të jetë njëri prej tyre. Sepse për shkak të rrëfimit të tij të hollësishëm ai ka tërhequr mbi vete urrejtjen e skenës xhihadiste. Për këtë arsye gjykata e Mynihut ia ka zbutur dënimin.

Ky është mesazhi i aktgjykimit në Mynih: Kush shkon nga Gjermania në xhihad, dënohet rëndë. Por kush ndihmon autoritetet në luftën kundër xhihadistëve, mund të presë të paktën që t'i zbutet dënimi.