Në kuadër të samitit të NATO-s në Lituani, kryeministri grek Mitsotakis dhe presidenti turk Erdogan ranë dakord të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Historia e armiqësisë mes dy shteteve mesdhetare daton që nga pushtimi i Kostandinopojës nga ana e Perandorisë Osmane në vitin 1453. Për grekët kjo ishte një traumë historike. Pas konflikteve të ndryshme dhe marrëveshjeve të paqes në dekadat që pasuan, u arrit më në fund Traktati i Lozanës. Në korrik të vitit 1923 ky dokument do të përcaktonte kufijtë dhe sovranitetin e Turqisë moderne. Ai i dha fund gjendjes së luftës midis dy shteteve dhe qartësoi çështjet kufitare dhe pretendimet e pronësisë. Por kjo kontratë pati si pasojë një dramë të re: Shkëmbimin e popullsisë. Si vlerësohet traktati sot? Shikoni videon e DW.