Çmimi Nobel në kimi
9 Tetor 2013Martin Karplus, Michael Levitt dhe Arieh Warshel u vlerësuan për punën e tyre udhërrëfyese në programet kompjuteirke, përmes të cilave mund të kuptohen dhe të parashikohen proceset kimike. "Modelet kompjuterike, që pasqyrojnë jetën reale, janë vendimtare për shumicën e përparimeve që bëhen sot në fushën e kimisë", argumentoi juria e Akademisë në Stokholm. Karplus ka lindur në Vjenë në 1930, Levitt në 1947 në Pretoria të Afrikës së Jugut dhe ëarshel në 1940 në Kibbuz Sde-Nahum në Izraelin e sotëm.
Të martën (08.10.2013) Akademia vlerësoi me çmimin Nobel në fizikë britanikun Peter Higgs dhe belgun François Englert për parashikimin e ekzistencës së grimcës Higgs. Të enjten (10.10) pritet me interes dhënia e këtij çmmi në letërsi, ndërsa të premten në Oslo të Norvegjisë vendoset për emrin e kandidatit për çmimin Nobel për paqe. Ceremonia e ndarjes së këtyre çmimeve bëhet tradicionalisht më 10 dhjetor, ditën e përvjetorit të vdekjes së Alfred Nobelit.